Poezi nga Vaid Hyzoti


Poezi nga Vaid Hyzoti

 

ATDHE NË SHITJE…

Kam një formular, me kërkesat për punë
dhe në çdo profesion usta pagëzoj veten…
Lëkura nuk skuqet e turpi mërgon,
e përditshmja ime e përligj gënjeshtrën.
Por për lekuren? E ç’ ngjyrë t’i jap?
për gjuhën, për gjakun nga kapilarët tek zemra?
Dhe këmba, dhe krahu, dhe gjuha, dhe zëri
“Made in Albania” janë të tëra…
Se u formësuan udhëve të Shqiperisë
dhe atdheu mbeti në inde, në rremba.

Tani kam dalë t’ i shes a t’i jap me qera,
të paguaj një ëndërr, një shpresë.
Jam copë Atdheu i hedhur larg,
i pa bërë pis,
i fshirë me fshesë.
Dhe vijnë e me masin me sy , më pyesin
sa e shes atdheun…
Sa?
Kaq shtrenjtë?…
Sa mua mund të blejnë 5 meksikane a kinezë!
në çmim paskam vënë atdhe + dinjtet…
Unë tutem e pyes atdheun brenda meje,
ne duhet pak më lirë të vë çmimin…
Mas qeranë e shtëpisë, një palë këpucë për djalin,
para për telefonin e ca për ushqimin…
Dhe prapsem, ul pak në dinjitet,
se s’ di të përkthej qartë gjuhën e erës në këtë vend…

Kam frikë mos bërtet atdheu brenda meje,
Ai hesht dhe është gjithë shend…
Hesht e më grish ditaditës,
të luaj si në bursë me te,
më dhemb, se jam i atdheut shitës,
më vret e gjithnjë gjaku më zë.

 

RUTINË

Tani jemi më të vrenjtur
Dhe rrimë brenda mē shumē bashkë.
Qielli – i vrenjtur gjithashtu,
Lëshon një erë grindavece,
Të kërkojë për ne ndonjë ré, që na fal në shpatull a në këmbë pak dhimbje…
Fëmijët janë rritur,
Punojnë, kanë shokë,
Rrinë më shumë jashtë,
ne s’dimë pse kërkojmē
një shkak për grindje!

Eh si do të qeshte dhe moti,
në behshëm mbesa
këtë çast të vinte!

 

KISHA NJË VAJZË….

Kam patur një vajzë që pinte cigare
dhe çdo ditë më ftonte ta pinim bashkë…
s’ ishte nikotinë çfarë mbanim brenda,
se tymin e mërzisë e nxirrnim jashtë…
Kam patur një vajze, si cigare qe për mua
më digjej buzëve. Kthehej në zjarr…
Kam patur një vajzë…mbase cigaren ka lenë,
tani ndjej nikotinën e cigareve të saj!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s