Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

46803633_2368852793154663_4568064238920138752_n

Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Hyjnore

E adhuruara ditë e re
me diellin që detin puth butësisht
falur mijëra dritëza vezulluese…
e mijëra dashuri të përjetshme
pasqyruar valëve drithëruese.

Narcisti det shikohet në sytë e qiellit
dhe zgjatet në puthjen e tij ëmbëlsi,
portave të padukshme ku fshihen dëshirat
e zjarrit heshtur djegur përsëri
rreze që treten përfund thellësisë
e dallgëve kthyer të tëra bardhësi.

***

Klith heshtja,
kur mërmërit deti,
bukuri mitike.
Trishtimi shuhet thellësive…
në perëndim dielli.
Ka etje buzësh,
djegie malli
në ftohtësi funddimri.
Zgjohet butë,
krejt ngadalë shpirti
për të përndritur natën
me fije drite,
dehur në ekstazë
në ëndërr muzash
nën ritmin e erës
në tinguj ajri.

Mirësevjen ditë e re!

Dëgjohen të sermëtat pulëbardha
mbi thinjat e detit,
klithmat e tyre, rebus i qiellit trazim …
mesazhe të koduara në ajër
dhe fluturim i rrëmbyer
i ditës së re të trokitur
mbi pragporta joniane!

***

Heshtja është më e bukur se fjalët!
Muzika e shpirtrave dëgjohet më mirë kështu!
Të magjepsur nga aureola hyjnore e ëndrrave të arta,…
lexojmë mallin, si deti i heshtur me bregun!
mbetur njësoj , duke shtyjrë njëri-tjetrin në thellësi misteri!

***

Shpirtrat tanë,
këndojnë të njëjtën këngë dashurie,
ku rrjedha e fjalëve i ngjason një ëndrre blu
që përkundet nga era mbi dallgët me shkumë…
e ku ëmbëlsia përkëdhel zemrat
e ulet mbi buzë nën dritën e lutjes
në thellësi sysh ku ndrin një botë yjesh
e ylberojnë dëshirat nën shkëlqimin e hënës,
me lot xixash,në bashkim thërrmijash,
rrëmbyer prej ëngjëjve,për fluturim mbi re,
ku kënaqësitë ngjyrosin jetën vetëm për ne.

***

Sa e dëshiruar arratia!
Kur e humb qenësinë reale,
nuk ka asnjë ndjesi tjetër,
përveç dhimbjes …
e dobësisë për t’u çliruar nga zinxhirët e saj.

***

Zhurmë në shpirt,
nga një tjetër botë,
endur në vetmi e qetë.
Zgjat duart drejt Zotit….
Nuk ndien më asgjë,
është tharë gjithçka,
prushin e buzëve e ka mbuluar hiri,
fytyra krejt gri!
Gjykimi i pamëshirshëm i botës,
vret të pafajshmet qenie!

Bardhezi…

Mos u lodh,
mos pyet për asgjë,
se heshtja hesht,…
se buzëqeshjet sajohen si shpëtim,
se koha lë gjurmë që duken.
Fryn erë e marrë
në ngrehinat e padrejtësisë njerëzore
e trishtimi është i pashmangshëm
për dëlirësinë pa konture.
Se mali nuk lëviz,
veç rëndohet prej dëbore.
Mbërthyer nga dëshpërimi
nga ritet tradicionale,pranuar me lehtësi.

Dilemë e marrë?!

Kur trupi,ka shumë dhimbje,
truri kthehet në vend lutjesh.
Djegin lotët e bien pa zë,…
në kërkim të shpresës së pashpresë,
kur lodhesh nga ditë brengash,
kërrusje prej dilemës:
“Të rrosh a të mos rrosh?”
Shpirti dëneset,psherëtin,
pastaj heshtje e rreme.
Pyetje e ndrydhur për Zotin:
“Të iki apo të rri?!”
Orë e trishtë e mbërthyer
në rënkime,përpëlitje…
Melodia e sëmundjes britmon si e çmendur.
Dorëzuar me sytë drejt qiellit nuk di çfarë pret.

One thought on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s