DASHURIA / Nga: Nora Halili

DASHURIA

 

Nga: Nora Halili

Nuk di nëse jeni gjendur në dilemë me veten, më ka ndodhur që në përpjekje titanike shprti të mos i bindet dot arsyes. Është e dhimshme të shikosh si shkërmoqet skeleti nga pafuqia, për tu largur nga kjo betejë e pamëshirshme. E di, duket absurde po vetja është më kokfortë se sa mund ta imagjinoni… Të gjendesh në dy skajet e një fushëbeteje, të luftosh me argumenta, me logjikë të ftohtë, një shpirt që dashuron është e paperceptushme që të kalohet në unanim. Të më kuptoni sa them duhet minimumi të veshni shpirtin tuaj me empati, kësisoj mund të jetoni betejat e një shpirti të uritur, por dhe kjo nuk ju ndihmon dhe aq. Secili nga ne është autentik, nuk egziston një kopje perfekte. Mos u çudisni, gjithëçka e ka një fillimin, në dashuri.  Bing – Bengu krijon yjet e tij, në dimensione dhe situata, përtej përpjekjeve fizike në një shtat, dashuria nuk mund të rrijë kaq ngusht, ajo fluturon në kohë, rikthehet, kalon muret e koshiences, pushon në një gjoks që di ta doje. Po, dashuria don ta duash ndryshe rebelohet, dashuria ka kthetra, të mberthen në rrjetat e saj, anise ndryshe nga çdo rrebelim, vuajtja është më e dhimbshme se e dhimbjes. Ja pse betejat mes arsyes dhe ndienjes janë sa paradoks dhe të arsyetueshme, janë dhe luftë dhe paqe, dhe dashuri dhe urrejtje, janë dhe mbeten një mister brenda çdo UNI, janë çfarë unë e quaj, krizë e shpirtit të uritur… Të ngopesh shpirt me dashuri…nuk varet nga ty, nuk mund ta qortosh veten, nuk mund të ngresh hipoteza, nuk ka sikur… Ndaj të dehesh në mua mbetet ftesë e papërsëritshme, duhet thjesht të më lejosh, të më lësh të dua…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s