Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

POET

Ku jeton poet që kohët i shndërron në diell
Dashuritë i fal secilit cep atdheu
Në vargun e mikes bëhesh ylber miliona ngjyrash

Mos më thuaj për dhembjet
Jam vet dhembja e poetit
As për shërimin e plagëve
Jam edhe plaga e shërimi i vargut tënd
Sa herë dyluftoj me shpirtin
herë me jetën

Më shkruaj vetëm vargun tënd poet
Aty i gjej dhembjet e jetës
Fuqi më jep fjala edhe e krisur nga hyjnitë e poetit
Më thuaj cilët yje gjëjnë shërim shpirti tënd

Përse kurrë nuk zbrite nga qielli
Me cilën dorë e ngrit gotën e mikes
Atdheu a ngrit dollinë për ty

Ah,çʹmë mori malli për ty e atdheun
Për mike të ndarë në dysh zemre

Ku jeton poet që kohët i shndërron në diell
Dashuritë i fal secilit cep atdheu
Në vargun e mikes bëhesh ylber miliona ngjyrash

Çfarë të them për këngën e së Bukurës More
Për Titanikun mbetesh fundi i detit të njëmijë e një nate

Legjendë e emrit tim më je sa herë të lexoj poet

Bota e poetit dhe ti më ngjani n
Në sytë e engjëjve
Sa larg u shohin
Sa shtatë palë qiej
Dhe shtatë pash nën dhe
Ndriçojnë
Sytë e tu poet.

 

Ç’ REBEL MË BËRE POEZI

Në portën tënde kisha liri të hy
E lexova shpirtin e poetit një jetë të tanë
Ç’mu desh të hyja tek ti poezi
Më mirë e kam pasur të rri si fëmijë
Në një botë të buzëqeshur plot dashni
Ku secili poet do të donte të ma kishte lakmi
Dhe kështu isha bërë shok me diellin
Rrënjët e mia më shpesh i kisha vizitue në Durrah
Kisha udhëtue me fluturat drejt yjeve
Me kalorësit e Venedikut i kisha kryqëzue shpatat për dashni t’vërtetë
I besoj vetes se kisha dalë hero i gjallë
Ndoshta dikush do më thoshte se kjo është përrallë
E them kah del shpirti se ty poezi të kam si jetën
Askund tjetër sikur tek ti nuk e gjej të vërtetën
Për këtë e them ç’mu desh të hyja tek ti
Apo.më ke prangos me fuqinë tënde prej mbretëreshe
Dhe me merr me vete ngado që udhëton
M’i fal fjalët më të bukura ta jetoj jetën
M’i sjell engjëjt pranë edhe kur qiellit i mungojnë
Më bën ta dua jetën dhe të shndërrohëm në Ufo të padukshme
Sytë e mikes m’i bën pikturë të Mona Lizës
Shqipninë e Fishtës me ty çdo ditë e kam në mendje
Dëshmitare të kam kur vargun e krijova mbrëmë për ty hyjni
Pse vdiqe para meje toka është fajtore
Unë s’do vdisja para teje as për një mijë dashni
Ç’kuptim pastaj ka jeta kur s’të kam ma në poezi
Kush do më bëhet varg o fjala ma e bukur për ty
Në legjendë do të shndërroj të të kam gjithnjë pranë
Me vdekjet do të luftoj ti të mbetesh gjithnjë mbretëreshë e gjallë
Ta kem fuqinë tënde Titanike në secin hap të jetës edhe vetëm si përrallë.

 

HERO I FJALËS

Sot u zgjova nga ëndrrat në Hero të Fjalës
Mbretërinë e Ozonit e lash në heshtje
Bota të më mallkoj pak është
Pse i mbeta besnik fjalës se dhënë

Mbrëmë fjeta me ëndërrat
Në gjumë zgjodha t’i ftoj yjet
Me kujtimet e mbetura peng
U përballa

Një natë jetova sa një mijë vjet
Dymijë vjet ishte kjo ëndërr
Sa tokë e qiell bashkë
Me thell se tërë Titaniku

Mbrëmë më kërkuan të vdiqësha
Ose të bëhesha e vërteta e hidhur
Provova më mirë të dehesha
T’i harroj kujtimet që më çmendin

Të ngritëm në hero të gjallë nuk më lanë
Betejat për fjalën pse më mbeten në gjysmë
Lirinë ma tretën aty ku ndjehet më e lirë se tek unë

E di sërish më duhet shpata e Gjergjit
Të luftoj më të gjithë ata që emrin ma ndryshojnë
Le të fitojnë zanat që m’i dhanë fuqi emrit tim.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s