Poezi nga Kaltrina Hoti

Poezi nga Kaltrina Hoti

 

Me zë te huaj

Fjala e harruar shkrihet nëpër dhomë
Nyja e gurit në shuplaken time
Rrjepë lëkuren e thatë
Shikoj borën e përgjumshme
Forumi i djeg drutë e malit tim
Mundohem të dëgjoj melodinë e flakës
Derisa
Tymi i cigares me ngushëllon
Pëlhura e pikturës ka mbetur
Pa ngjyrë
Po
Mbeta jetim në dheun tim
Me zë te huaj
E varrosen Plisin e bardhë… në Plavë.

 

Zgjohu
 
Zgjohu!
Ti trim malësor
Që mban plisin e bardhë
Arat e stërgjyshit kërkojnë të mbjellësh grurin
Për bukën e nxehtë që do të thehet nga duart
E trimave në sofrën që do të shtrohet së shpejti
 
Zgjohu!
Ti i lapsit
Shkronjat e gjuhës po mundohen
Të shkruhen vetë
Me gjakun e atyre që e dhanë frymën e fundit
Për Nënën Shqiptare
 
Zgjohu!
Ti trim kahdo që je
Që thua “Dëgjoma zërin, unë jam për ju.”
Çdo fjalë e thënë me besë është plumb
Që mund të shkrepë në dy drejtime.
 
 
 
Ma thuaj emrin tim
 
Shqiponjë e dasmave
Mbuloje trupin me fustan të bardhë
Të qëndisur nga duart e nënës
Që ta dhuruan lotin e gëzimit
Dhe heshtjen e dhimbjes.
 
Po pres të zgjoheni gjaku im
Ma dhuroni një minutë heshtje
Që t’i marrë lotët tuaj
Ta lagi varrim tim të vjetër.
 
Fjala ime është gjaku jonë
Ma thuaj emrin tim
Dashuria ime
Nënë Shqipëri!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s