DUKE SHKELUR NËPËR GUACA TË DETIT / Poezi nga Fatos Arapi

Poezi nga Fatos Arapi

 

DUKE SHKELUR NËPËR GUACA TË DETIT

Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të çelë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine…

Fëshfërinte e gjelbër…., e gjelbër.

Dhe mendova:
nesër,
këto gurëza do t’i shoh ndryshe,
këto brigje të kohës së bardhë;
nesër,
fjoll’ e dridhshme, inkandeshente
e orbitave, që sapo feksën
nëpër qiej të virgjër të njerëzve,
do të lidh ditët e mia,
porsi sot…, edhe pakëz më ndryshe;
nesër,
dashurinë që drejt meje po vjen,
do ta puthë në buzë, në ballë;
nëpër zëra të flokëve të saj
gishtërinjtë do përshkoj, do t’i them:
hyr tek unë, pa frikë se një ditë
mund të vdesën (si të tjerat?) edhe ti.
Dhe e vdekur atje, dashuri,
përjetësisht do të mbetesh e gjallë;
nesër,
ndryshe pyetjen e jetës: “Cili je?”
do dëgjoj edhe ndryshe pastaj
zërin tim: Unë jam…
Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të çelë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s