Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj

 

***

…..koha më sheh me sytë e tu
ndalem hipnozave të saj
dhe kuptoj
që unë nuk bëhem dot Circe…

 

***

Më ka marrë malli për lulëkuqet e mëndafshta në pranverat e ikura
çelur fustaneve të natyrës,
ku zogjtë flirtojnë.
Më ka marrë malli
për kohët me katër stinë,
ku lezardet
diellit meditojnë për globin.

 

….ndjenjat

lule të mbira shkretëtirave
të bukura si amazonat
tokave të thata…
Të egra sa sharmet
dridhen prej syrit…

 

Se di si ike

Si mirazhe të etura
a të lodhura prej mosnjohjes…,
pa më thënë asgjë,
pa mendua asgjë…
Dhe krijohen shpella arktike
prej dimrit tonë…
S’ e di si ike
por di që s’ kthehesh…!

 

***

Ndonjëherë gjërat thyhen brenda sekondit
dhe në vend të merresh me veten
merresh me ata që panë minutën,
dhe që s’ mundën,
a fjala nuk dilte prej brendie.
Ndonjëherë gjërat thyhen
dhe në copat e thërrmuara
s’ di ç’të mbledhësh,
sepse energjia shpërbëhet….

@bardha su

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s