Poezi nga Vladimir Muçaj

Poezi nga Vladimir Muçaj

 

DIMËRI SHTATËDHJETË E DY

Çfar të ftohti shigjetues më kujton ky dimër i njerëzisë,
Ngarkuar me viruse ,cingërimë në shpresë,
Sot ai dimër mbi shpirtin e akullt të njerëzisë
Rëndon me të panjohura në mend’t e kresë.

I trandur nga mashtrimi i Zonjës Bukur
Lakuar në bukuremër Demon-Kraci,
Unike në dhimbjet,poezitë e mia strukur
Në dredhi, egërsi prej Pot Pilati.

I shkujdesur në trishtimin tim të pensionistit
Kërkoj një ngushëllim,një tjetër shteg,
Mërdhij si thatanik, në frikë harabelit,
Kërkoj gëzimin në fundin që më pret.

 

PASHMANGËSHËM

Të qerthulloj
Në lëmshin e fjalëve,
Rruga më gëlltit në zulmën e një rrebeshi.

Të qerthulloj
Mes një fije qetësie,
Ruaj nëpër kohë vështrimin
Që rinia t’a veshi.

Më humbe
Në thellësi të perendisë të syve,
Me butësinë,bardhësinë
Larg zhgënjimëve.

Më humbe!…
Mua më pushtoi rrebelimi,
Mes shumë dhimbjeve
Në tornado zhgënjimi.

Të qerthulloj
Mes gulçimit,perendimit
Të një vështrimi fanari fatkeq.

Papritmas
Peshkoj nëpër qerthullim
Magjinë e humbur tek Ty.
Shtrudh shpirtin e kujtimëve,
Larg circëve,në Itakë
Rigjej dashurinë.

 

MES ËNDËRRIMËVE
(sonet)

Kur më shum më kërkon,
Në ate faqe çfar të shkruaj?
Si mirënjohës më bën të vuaj,
Syrin e shpirtin keqas m’a veskon.

Gjurmoj ngrohtësinë mbi një harresë
Të gjej breglumin me arra në Ftadonë,
Kopështin e Xha Zajes me manat pamorë,
Orët e fëmijërisë me mirësitë flugerë.

Gjurmoj nga Castelnovo kodrën Atë
Përgjatë rrugëtimit të një fëmije
Nën një kështjellë,nën hijen lofatë.

E në më gjen shtegtar mes ëndërrimëve,
Në infinitin shpirtërorë të një enigme,
Mbyllma shtegun e shumë zhgënjimëve.

 

MBI SUPE

E madhe është
Të mbashë mbi flatrat e katër vargjëve
Shpirtin e një Nëne.

I shmangem një kohe
Rendur pas hamëndjeve,
Në gjirin e mëkuar mbetem
Si gjysëm hëne.

Shqyej kohën me kokodashe rritur;
Veçoj nga vitet puthjet melhem,
Zgjedh nga harresa fjalën e rrezitur
Duke mbajtur mbi supe një jetë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s