Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

 

Vizitoret e pushimit të madh

Fluturojnë pulëbardhat në qiell
e ulen në oborrin e shkollës,
shpirtin e tyre sjellin në sqepa
regëtijnë pareshtur mërmërimat e detit.

Fluturojnë pulëbardhat në qiell
klithin mbi kokat e nxënësve
në flatra mbartin ëndrrat e pranverës,
bashkë me ato dhe gumëzhitjen e haresë.

Mbushin sytë plot ëndrra dhe jetë
e ajri tingëllon jehonën e stinës
trokasin lehtë në Olimpin e ëngjëjve
dhe zgjojnë si përherë të ëmblën shpresë.

 

***

Unë, Vesta…
Digjem me muzgjet në perëndim,
lëshoj shigjeta drejt yjeve të përflakura,
zgjoj vullkanet e fjetura,
ndez shpresat e zjarrta, ngjyrat e thella.
Tepri e forcës sime, botën shkrumbon,
për të rilindur sërisht pas apokalipsit
bekuar nga dashuria e të madhit Apolon!

 

Prag stine

Bie borë këtë prag pranvere
qielli mbushet me flutura pa zë,
të bardha, të dëlira, prekur me frymë
më vdesin kujtimet një e nga një.

Hija e tyre më sillet rrotull si mjegull
era i shtyn tutje në skajin e harresës,
ku shiu lan magjinë e fundstinës
e të nesërmen do çelë bashkë me diellin…

 

***

Përtej dritares është bota…
Më ndjek me sy
e mërmërit në heshtje.
Unë vetëm e sodis,
po nuk përzihem me të.
Jam e dënuar në trishtim,
me instiktin e mallit për atë që mungon.

 

Në stacionin e mallit

Në stacionin e mallit
presin njëri-tjetrin,
për udhëtimin e ri
drejt ëndrrave të largëta.
Udhëtarë pa biletë
të iluzioneve të shkuara,
hije që nxitojnë fëshfërimës erë
për t’ u takuar s’ di ku
e mbetur përjetë përqafuar
në kufijtë e tyre mistikë.

One thought on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s