Poezi nga Xhevahir Cirongu

Posted on February 29, 2020

0


Poezi nga Xhevahir Cirongu

 

Poet i pathyeshëm
(Poetit, Xhevahir Spahiu)

Zhurmon Osumi nga ujërat nëpër luginë
Dhe valët e bardha i ndal atje mbi shkëmb,
Vargu i poetit zgjuar rri tek unë
Pse s’flet poeti? Ah! Nga ky çast gjoksi po më dhemb!….

Si kreshtat e maleve në vargje ai qëndron
Nëpër fletëza guri të bardha i shkroj,
Kaltërsitë tomorriane, pastaj në to mbolli
Nga ky çast, vargu i shkruar dhimbjen i ndaloj.

Mbrëmjes plot vezullime dritash adriatikase
Aty buzë detit takohem me poetin,
Nga syri gjysëmhënë rrjedhin pika vese
Tunjatjeta do ti themi Xhevahir Spahiut
me qindra mëngjeseve……
S’ndahem dot nga poeti, vargu aty qëndroi
Pavdekësinë e fjalës me rima e shkroi,
Ah,kjo plagë e dhimbjes, ç’bën aty ti?
Me vesë të mëngjeseve , lagi ata sy!

Dhe ti i jep dritë, si gurë meteori
Poet i pa thyeshëm, si një shkëmb tomorri;
Fjalët poetike në libra i mbolli
Perëndeshë e dijes që nga aty doli.

 

KËNGA E LOTIT

Lotët e shkurtit u derdhën mbi arkivol
dhe yjet zbritën nga qielli
duke e përqafuar.
Në heshtje mes lotëve
dëgjohej zëri i saj që këndonte
valsin e këngës.
Heshtje, heshtje, heshtje!
Vetëm tingujt e kitarës dëgjoheshin.
Pranë arkivolit të Vaçes
Shqiponja kishte hapur krahët për të fluturuar.
Në sytë e saj lexova fjalën – Atdhe!
Dhe plisi i dheut shkroi me gërma të arta Vaçe!
Pastaj, këndoi valsin e këngës të Vaçes.
E dëgjoj mbretëresha e këngës shqiptare
Së bashku me yjet në qiell ndaloi mbi re,
Atje me yjet
Në përjetësi do këndojë këngët e atdheut

Këtë poezi ia kushtoj mbretëreshës së këngës shqiptare, Artistes së Popullit Vaçe Zela.
Nga libri me poezi ‘’Kënga e lotit’’

 

Akrepat e orës

Dhe ora ndali me të vërtet
Yjet mbyllën sytë e qielli u err,
U drodh toka nga ai tërmet
Vëlët e detit u zhytën nga ai tmerr.

Ishin ditët e fundit atë nëntor në mëngjes
Me drithërima zërash e lotësh trokiti,
U zverdh dita e bari me ves
Atje nën rrënoja betoni lutej ajo shpresë.

Rëkonte edhe dielli ashtu me të vërtetë
Fytyra njerëzish gri ecnin si zogjtë në fole,
Edhe yjet u përlotën në mure e çati
Heshtja- heshtëte, shpresën kërkonte foshnja nën dhe.

Akrepat e ores ashtu në heshtje
Yjet e dielli kërkonin prap shpresë,
Ecte si një i marrë edhe ai tërmet
Lindi dhe fëmija, prap na dha JETË!

Posted in: POEZI