Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

EPOPEJA, E SHQIPTARISË…

Sikur rrufetë nga qielli
Bebëza e syrit të plisit, burrërinë e zgjoi nga varri
Rreze derdhur si dielli
E nisi dasmën, me vallen liri, Kulla Adem Jashari

Si në motin e njëzetetetës, të nëntorit të Vlorës, Flamur
Nga detet e përtej Mollës së Kuqe, po dridhej tokë e Shqipërisë
Rreshtoheshin burrat e lavdisë, me shikimet, sot o kurr’
Do t’ia qepim, dheun atdheut, shqip ta vallëzojmë, vallen e lirisë

Sikur rrufetë nga qielli
Na ra kushtrimi në Prekaz, një Kullë, me një ushtri
Rreze derdhur si dielli
Ndriçonte bardhësi, mbi At’dhe, bacë Ademi me liri.

 

MOS E LEJONI, QË VDEKJA T’MË MERR…

Mos e lejoni që vdekja të më merr
Nëpër valet e detit, ku plumbat, nuk ndalojnë, dot
Jetën në atdheun tim ma bëtë ferr
Ju që na e morrët lirinë, ju, që thoni mbi ne ka Zot

Me flamur të lotëve kam udhëtuar nëpër flakë me zjarre
Pas shpresës së premtuar, për në tokën, ku thuhet, se ka liri
Pas kam lënë, shumë si unë, kufoma e kufoma pa varre
Me zërin e dhimbjes, t’u them juve, që na e dogjët, tokën Siri

Mos e lejoni që vdekja të më merr
Nëpër valet e detit, pa u thënë: me dhimbjen e lotit
Jetën në atdheun tim ma bëtë ferr
Na e pini lirinë e thoni: ne, s’jemi si ju, pjellë e Zotit.

 

SOT NË DETE, KUR E SHIKONI…

Zoti apo djalli, më thoni
Në këtë botë, plot djallëzi, është fron i t’fortit
Sot në dete kur e shikoni
Si e pi, pafajsinë vdekja, nëpër piskama e sy t’lotit

Më keq, se në tokën time, kur plumbat, ikjen e tregonin
Rrugëve të gjakta, mes syve t’shpresës, a do t’mbetemi gjallë
Kur nënat, lehonat nëpër djepa, se si digjeshin i shikonin
Si sot para syve t’botës, që po pikturohen vdekjet, nëpër valë

Zoti apo djalli, më thoni
Është fron i t’fortit, me racizëm, vdekjet që i pikturon
Sot në dete kur e shikoni
Moti si pikturohet, për syt’e shpresës, nepërka si kafshon.

 

SHIKIMET E SYVE, JERMI….

Sikur retë në qiell
Mjegullohen, shikimet e syve, jermi
Shkojnë a ka diell
Në tokë të lodhur, nëpër shi e stuhi

Presin ylberin të del, pas kodrës së bekimit
Me ngjyrat e shpresës, që ua pikturon, dëbora
Për sytë e mbetur, shtigjeve gri, të trishtimit
Ku lidhen shkëmbinjtë me malet, sikur kurora

Sikur retë në qiell
Mjegullohen e mjegullohen, sytë jermi
Shkojnë a ka diell
Për tokën bekuar nga Thoti – Shqipëri!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s