Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Jahiu
NËPËR FUSHA- NËPËR ARA
Nëpër fusha- nëpër ara
Nga dorë e bujkut hidhet fara., (pikëpresje)
Derdhet djerësa si pikë vese,
Pritet vjeshta me buzëqeshje.
Nëpër fusha- nëpër ara
Për çdo ditë jehon kënga,
Gëzohet flutura, gëzohet bleta,
Kur u thonë lulet: – Tungjatjeta!
U PIKËLLUAN
U pikëllua pranvera
Kur ia prishi bukurinë furtuna dhe era,
Edhe zogjtë na u dëshpruan
Kur sot cicërimën atyre ua ndaluan.
U pikëllua vera
kur ia përzunë shqiponjën nëpër kreshta,
Edhe dallëndyshet na u pikëlluan
Kur nga foleja sot i dëbuan.
U pikëllua vjeshta
Kur ia dëmtuan dhelprat rrushin nëpër vreshta,
Edhe lumi sot ecën i pikëlluar,
Se ujin në burim ia paskan turbulluar.
U pikëllua dimri, qan me lot
Kur acari lulet e saksisë ia ngriu sot,
U pikëlluan edhe delet, qengjat e mjerë,
Kur ujqit në kope u trokitën në derë…
NË MAJË TË BJESHKËVE
Në majë të bjeshkëve me dëborë
Lisat kanë thurur kurorë,
Gjerdanin varur në qafë,
Bukurinë atyre ua ka falë.
Sa hije u ka lisave të gjatë
Kurora në gjoks- gjerdani në qafë,
Gëzohen e rriten me krenari,
Se vendi i tyre është aty – ku kanë mbijë.
TË DUA…
Të dua kur je i bleruar,
Kur të shoh të gëzuar,
Të dua kur të shoh të veshur,
Kur të shoh të buzëqeshur.
Të dua kur je i mërzitur,
Kur s, të lënë për t, u rritur,
Kur ta ndalin hovin e buzëqeshjen,
Atëherë të dua edhe më tepër.
YJET NË QIELL NATËN NDRIÇOJNË
Yjet në qiell natën ndriçojnë,
Rreth e rrotull hënën e rrethojnë,
Kur ngre kokën – të shikojnë në sy,
Thua se vështron ndonjë mrrekulli.
Është mrrekulli, është kënaqësi,
Kush s,i do ata, kush s, i ka zili,
Në prehrin e vet ata i mban hëna
E i përkëdhel, si fëmijën nëna.




























Leave a Reply