Dhëmbët e gjyshit / Tregim nga Lela Kokona Dardha

Dhëmbët e gjyshit

 

Tregim nga Lela Kokona Dardha

Para disa muajsh gjyshi u sëmurë rëndë. U shqetësuan i madh e i vogël. Berti, nipi i vogël dëgjohej të qante me shkulma gjoksi.
– Mos bëj kështu, ai do bëhet mirë! – I foli i jati.- Ja e shtruam në një nga spitalet shtetërore, do kurohet e do jetë pranë nesh sërish!
– O babi, ti e di sa ka bërë ai për mua?
– E di mor bir!
– Jo, ti nuk e di, që ai për mua desh shiti dhe dhëmbët e florinjtë.- i jati qeshi.
Gjyshi pasi u përmend nga ajo gjendje që kishte rënë , u mundua të ngrihej, por e pamundur pa ndihmën e dikujt. U mundua të thërriste infermieren. Por zëri nuk po i dilte dot i plotë. Nga kraharori i doli vetëm një tingull, një zë si fërshëllimë. Vuri dorën në gojë , aty e kuptoi se i kishin hequr dhëmbët e vëna.
-O tmerr! Mi paskan hequr dhëmbët ! Hidhte sytë rreth komedinës, nuk shihte asgjë. Thërriti ca, po nuk u dëgjua. Vendosi të thërriste këtë herë me zë të lartë duke mbledhur dhe fuqitë e fundit të mbetura në trupin e drobitur.Përsëri i doli nga kraharori një klithmë dëshpëruese, gati vajtuese, që do ti prekte zemrën çdo krijese njerëzore më të pamëshirëshme. Infermierja që po kalonte në korridor e dëgjoi. Ajo u rrëqethë sa u drodh e tëra nga ajo klithmë.
– Dikush kërkon ndihmë,apo më bëjnë veshët? – u befasua .Bindi veten se duhej nxituar.
– Kush bërtiti kështu?
– Unë – u përgjigj ngutur gjyshi,- nxori ca tinguj si tallës.
– S’ke turp! Pse tallesh? Pse prish qetësinë? Je gjithë ky burrë! – Vazhdonte ta kritikonte gjyshin. Së fundi ai hapi gojën duke i ngulur sytë asaj me një vështrim mëshirues dhe gishtin tregues e drejtonte te goja e hapur.
– Çna hap atë shpellë ashtu? – Pas shpinës së saj u duk të hynte i biri me një frymëmarrje të rënduar.
– Po ku je mor bir? – iu drejtua gjyshi.
– Ja babi,bleva ca pambuk, alkol e shiringa, se s’ka spitali. Kisha frikë se po merr ndonjë mikrob. Këtu vjen me një sëmundje e del me shumë!
– Çka ngjarë, kush ka bërë turp këtu? – pyeti i habitur i biri.
– Unë. – u përgjigj prerë gjyshi.- Vërtet kam lindur pa dhëmbë por nuk dua të vdes i tillë.
– Pse flet kështu babi? – i biri i shqetësuar, mendoi se babai i tij qenka sëmurë dhe nga trutë.
– Po mësohu dhe kështu , s’u bë qameti! Dynjaja kanë humbur pasuri të mëdha dhe kanë heshtur. E dinë se në këtë vend si gjen më. Ka ikur malli te i zoti.
– Po i zoti jam unë moj shoqe.!
– Epo tani është ai që i mori i zoti, jo ti!.
– Më thuaj o babi si është puna?
– Po dhëmbët mor bir, më kanë humbur.
– Si? – Hodhi vështrimin me kujdes mbi komedinë që ndodhej pranë krevatit të tij. Kërkoi dhe vërtetë nuk i gjeti. – Unë tani kur ika i pash . Mendova se i ke hequr vet ti! I futa në një kavanoz me ujë. Ja, këtu i lash! S’la dollap e poshtë krevatit pa parë. Gjëkundi si gjeti.
– Kush është ajo bishë që aksidentalisht quhet njeri?- shpërtheu në nerva i biri.
– Ndonjë ujk me dy këmbë, që duket e njeh mirë këtë zonë!.
– Epo, do jetojnë dhe ata!- shtoi infermierja.
– Mirë që duan të jetojnë , por si shumë kërkokan?!
Epo i ndajmë me çakenjtë ne,- shtoi infermierja.
– Po ligjet i njihni ju ? – i tha i biri.
– Epo, ku ka ligj ka dhe Maliq, ku ka ligje ka dhe shtigje.
– Le të mësohet dhe pa ato, se mos do shkojë në punë ai!
– Do të njoftoj policinë,- tha i biri.
– Jo, të lutem mos na hap avaze!
– Sna mjaftonë që na ka pllakosur varfëria si në kohën e zisë por na ka pllakosur më keq varfëria shpirtërore! – Fliste e ngrinte pak buzën e majtë lart i biri.
Një i sëmurë i shtruar u drejtua duke i thëne se duhet thënë faleminderit me kaq, se mua më humbi portofoli o mik me paratë që më duheshin për operacionin.!
– Po dhëmbët e gjyshit kanë kushtuar më shumë o mik! Po andaj po ikin rinia për gjithë natën nga ky vend., – shtoi i biri i trishtuar.
– Hë mo bab, do vish me mua në Gjermani? Ju na keni lindur njerëz e të tillë duam të vdesim, e jo përbindësha, apo do rrish të të vjedhin institucionet shtetërore edhe ty, se dhëmbë e dhëmballë ti morën. Pak se nuk ka asnjë llojë mjekimi për të na shëruar, por edhe na vodhën.
– Gjyshi fshinte djersët që i binin nga balli në sy.
I biri iu drejtua infermieres:
– Ato dhëmbë ashtu si ishin kushtonin jo pak, por po të ishin flori ashtu siç dukeshin në pamje të parë, do ju kisha futur në burg të gjithëve.
– Uaa, pse nuk ishin floriri ato? Ato që vezullonin aq shumë?
– Jo mi shoqe!
– Asnjëra? Fliste dhe sytë ëndrrimtarë i lëvrimin sa majtas djathtas.
-Po jo mi shoqe!
– E hëngre o babi! Kanë kujtuar se i kishe floriri! – Sytë e saj vezulluan me një ngarkesë të frikshme ligësie!Ngriti dorën, kroi flokët e palara dhe nuk e hapi gojën më.
Nuk më vjen keq se humbën dhëmbët moj shoqe, se do më vinte më keq po të humbisja pronën time të çmuar të vërtetë, dinjitetin njerëzor,- u shpreh i skuqur i tëri nga zhgënjimi i gjithanshëm i biri. Hajde babi, shkel mbi erë e të nisemi për Europë të gjejmë derman, se vetëm lëkura na ka mbetur pa na marrë, su hynë në punë, se edhe atë do të na e kishin marrë.- Babai lëshoi një pasthirrmë keqardhjeje për të mbushur heshtjen. E pa me sy qortues të birin dhe u kthye në anën tjetër pashpresë për shërim.
– Kam punuar e luftuar për këtë vend, e këtu do vdes! – Kështu e paska shkruar Zoti për mua, le të vdes!
– Qëndro stoik babi, prit se s’ke parë gjë akoma!
– Epo ju mirë ua bëjnë! Lëkurën tju rjepin, nga istikami nuk lëvizni!- shtoi i biri.
– Mirë – mirë, do mbledh për një vit rresht pensionin tim, s’do të ha dhe dhëmbët do ti porosis. Nuk do bëhem gazi i botës!
– Mirë o baba, një vit nuk hëngre se bëre këto që ti vodhën, dhe një vit do të duhen për ato që do bësh, u bënë dy vjet pension për një palë dhëmb.
– Do ti jepja mjekut lekë kur të dilja? Tani do ti them të lash dhëmbët…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s