Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

MË KA MARRË MALLI

Më ka marrë malli
për shokët e mirë
kaq kohë pa u parë ,
pa pirë një kafe.
Të pyesim për shëndetin,
të flasim për poezinë
me zë të ulët
edhe ndonjë këngë labce.

Një gotë raki
do e ndez bisedën,
mirësia do ndjek mirësinë.
Porosia tjetër
do e ngrej stekën,
me fund do e pimë dollinë.

Më ka marrë malli
të flas me detin,
kam frikë
mos më mbanë mëri.
Kaq kohë
pa u përshëndetur,
nuk di kur do të shkoj tek ai.

Bunkeri strehimit,
shpresë e mbijetesës,
jemi në luftë djalli e mori.
Pa armë, duarëlidhur,
hijeshtrembëruar,
si portret dezertori.

Presim,
sa do të presim,
deri kur në bunker?
Hakmarrje e natyrës?
Vepër e djallit?
Na mbetën sytë në qiell!

Më ka marrë malli
për diellin,
sa do të zgjas kjo natë?
Ky armik i padukshëm,
pushtoi gjithë globin
e meritojmë këtë fat?

Por jeta do të vazhdoj,
kohët kthehen në legjendë,
motiv për brezat që vijnë.
Poetët do ngjyejnë penën
në këngët e dhimbjeve
për heronjtë e kësaj lufte
dhe për viktimat-martirë.

Më ka marrë malli….

 

KËRKOVA QETËSINË

Pas gjurmëve të heshtjes kërkova qetësinë,
Eh, kot u mundova mbi rruzujt e djersës!
Diku një lule që qeshte mbi greminë,
Një zog “fajtor” në gojën e dhelprës.

Diku një flutur pa ngjyra në lëndinë,
Rrëkeza rropatej mbi gurët e pabindur;
Retë s’po ndiznin dot një vetëtimë,
Një mizë përpëlitej në rrjetë lidhur.

Era-kjo psherëtimë e dashurisë,
Nxitonte e ftuar në dasmën e vjeshtës;
Partiturat e dimrit-prelud i stuhisë,
Kot u mundova, qetësinë s’e gjeta.

U ktheva tek poetët në sofrën bujare,
Qetësia nuk njihej as në fjalor.
Me vargje urtësie, flakë si zjarret
Ndërtonin një urë nga poli në pol!

Fluturon koha në sofrën e poetëve
Oaz zhurme ky troku i gotave
Kështu ua kalojnë dhe mbretërve
Kënga e shpirtit-themeli i botëve!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s