Për vëllimin antologjik “ESPALIER ME ERËN” të poetes dhe përkthyeses Marjeta Shatro – Rrapaj / Nga: Bekim Alizoti

Për vëllimin antologjik “ESPALIER ME ERËN” të poetes dhe përkthyeses Marjeta Shatro- Rrapaj

Antologjia poetike e poetëve nga të gjitha kontinentet e përkthyer me mjeshtëri nga poetja Marjeta Shatro -Rrapaj është një ditar artistik, një pasqyrë magjike ku lexuesi shikon, ndien sjelljet shpirtërore të njerëzve dhe artistëve që botën e kalojnë në filtrin e tyre për të treguar diellin poetik, rrezëllimet brilante, mbresat unikale, nga çdo anë e horizontit. Në këtë antologji, sjellë, me fjalën dhe shprehjen e bukur shqipe, të përkthyes dhe shqipëruar, bukur, me elegancë, finesë dhe kompetence gjuhësore sintaksore sematike e leksikore, me nivele reale dhe figuracion shprehës të Marjeta Rrapajt vijnë origjinalitete nga arti i lindjes, Vietnamit dhe Kamboxhias dhe marrin spuntot shtegtimeve, fluturimit nëpër kontinente, shtete e shtigjet Indiane, Turke, Afrikane-Algjeriane, moderne evropiane, pariziane dhe ribashko -hen aty ku takohet Lindja me Përëndimin, në brigjet e Paqësorit në Amerikë. Në vargjet e këtyre poezive shprehet, jeta, lumturia, universi, humbjet, fitoret, si dhe dashuria njerëzore. Këto poezi më të vlerësuar, krahas qenies njerëzore kanë figurën e gruas – ëndërrat e saj në botë! Si mezash aktual për vendin e saj në shoqërinë e kibernetikës.

“Unë nuk jam piktore
Unë nuk jam kompozitore
Unë nuk jam as kopshtare

Unë jam një grua

Të cilën Perëndia e krijoi
Në një orë të këndshme…!
Është drita e dashurisë për Perëndinë
Në sytë e mi dhe zemrën time !”

Tarana Turan Rehimli

Si dhe portorikania Luz Maria Lopez që nënvizon thirrjet për gruan si një prelud i një revolucioni botëror në të drejtat e saj! Në poezinë “Gruaja”. Ajo thotë:

“Ajo grua që shihni
Prapa qelqeve të syve tuaj
Mashtruar nga dekrete tuaj
Është një grua e lirë!
Më e lirë se fryma e jetës . Bijë e një kujtese
Dhe Përëndi e të gjithë atyre që janë të pavdekshëm!”

Vëllimi ka refleksione, këndvështrime, fate, lundrime në oqeanet e jetës, sfida dhe ndeshje të kohës, natyrës, bekime që ndriçojnë Globin dhe sfida të vëllazërimit social, të çdo rrace e ngjyre, në diellin e vëllazërimit shpirtëror për të arritur te lumturiza e yjeve, që nëpër pole, pak rreze i lëshojnë vegjëlisë.

Shumë poetë dhe poezi shtjellojnë motivin e shpresës dhe se “ Askush ose asgjë nuk mund ta kundërshtojë atë / Gjithmonë do ketë një arsye për të shpresuar” Thote Sandrine Kudret në poezinë “Shpresa”.

Marjeta Shatro – Rrapaj

Arti i përkthimit kërkon nivel gjuhësor dhe zotërim të mekanizmit stilistik morfologjik por edhe atë fonetik e tingëllor, jo vetëm të gjuhës që zotëron përkthyesja, por edhe të gjuhëve nga vijnë ato krijime, këtë Marjeta e ka kaluar me sukses dhe tregues letrar e artistik. Poezia ka edhe tekat e kërkesat e veta të përkthimit, sepse ajo do të ishte pa vlera nëse nuk përkthehet me ritmin ,rimën dhe kadencën e vet që të tingëllojë dhe të rrëmbejë lexuesin, me sinoniminë ndjesore shqipe. Kësaj ia ka arritur në nivelin e duhur përkthyesaj, qoftë kur janë poezi të frymëzuar nga popujt, qoftë kur janë moderne dhe simbolike. Kjo është arritje e vlerave gjuhësore, pasurisë leksikore e letrare të vëllimit!

Vëllimi me poezitë e tij mediton, sjell ngrohtësinë e Mesdheut , romanizmin spanjoll, kulturën hindospanjolle, të Amerikës Latine dhe lë hapur diskursin e një klubi poetik ku këta poetë flasin, tubohen dhe shkëmbejnë shkëndija të inspirimit, paçka se janë larg por me shpirt poetik shkrihen e bëhen një, kur thurin poezitë e shpirtit të tyre që Marjeta i rimon dhe përkthen e përshtat aq bukur në shqipen tonë të lashtë dhe të re!

I urojmë suksese të tjera përkthyeses!

Nga: Bekim Alizoti, krijues poet

Sarandë, më 27.03.2020

 

One thought on “Për vëllimin antologjik “ESPALIER ME ERËN” të poetes dhe përkthyeses Marjeta Shatro – Rrapaj / Nga: Bekim Alizoti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s