Poezi nga Fatbardha Sulaj

 
Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
 
VAGONA KUJTIMESH
 
Në kohë
tërheq mbi shpinë trishtimin e stinëve
si  bohem.
Pllakat e ndërruara në orakujt blu të hënës së plotë.
Treni i fundit nuk erdhi…
Fshin një lot.
Shinat nuk u shtruan,
binarët në oxhak drituan ndoshta mbrëmjeve, dimrave të largët.
Terminali
mbeti sprucuar, si gri çimento e ftohtë.
Një bohem ende pret lokomotivën
që tërheq vagona kujtimesh në kohë …!
 
 
 
 
***
 
Gri e kaltër bie mbi Sazan,
ku për së largu
takohemi mëngjeseve në heshtje.
Gri e ëmbël e një artisti në kërkim.
ku faret pasurojnë peisazhet detare
dhe prej thellësive del një legjendë
perlash dhe rozarie të kaltra
për sirena…
 
 
 
***
 
Halloween,
një fantazmë me të zeza,
ca zjarre në pritje për t’ u ndezuar, 
ca tyl fytyrës,
ca të kuq mavi për egzorcizëm..
Të lutem shpirt endacak
më shiko në sy!….
 
 
 
AS ORË, AS STACION
 
Nuk ka më as orë, as stacion,
nuk ka më as imazh,
nuk ka më as kohë…
Tani një dritë e zbehtë si yll i largët pulson,
nuk ka më as orë, as stacion…
Hijet e rrugëve nuk kanë më fytyrë,
nuk kanë më zë.
Ç ‘kohë asinkron!
Nuk ka më as orë, as stacion
nëse më pret nuk të njoh,
nëse të pres nuk më gjen.
Nuk ka më as orë, as stacion
thjesht një lavjerrës
rreth Kullës së Sahatit
zhurmon.
Nuk ka më as orë, as stacion….!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s