Poezi nga Iliaz Bobaj

 
Poezi nga Iliaz Bobaj
 
 
 
TUFA E LULEVE
 
Tufa e freskët, që të dërgova për urim,
po fishket dalngadalë.
Nëpër dejet e luleve,
po hyn qetësisht i ftohti.
Petalet bien një nga një si pika loti…
Ti nuk e preke as me vështrimin tënd,
thjesht për kotësinë e fjalës, që humbet blerimin
dhe zvetënohet si një fije kashtë.
Lulet e humbën në heshtje hijeshinë,
u rrudhën dhe aromën ia bënë mungesës sate dhuratë.
Tani janë përkulur dhe kanë ngrirë,
si varëse bosh, ku nuk kujtohet kush të varë rroba.
Aty varet vetëm humbja e dashurisë sonë të pastër,
ndërsa ne jemi ngujuar në kështjellat tona,
rrethuar me mure të lartë fjalësh,
ku hyjnë e dalin korierë me thashetheme,
që na tjetërsojnë tek njëri- tjetri,
duke na sjellë lajme të rreme.
Ndërkaq, ti mbetesh lulnaja e pranverës sime,
ku fluturat e dëlira të buzëqeshjeve të tua,
flatrojnë ëmbëlsisht.
Fjala më plagos drejtpërdrejt,
heshtja më vret tinëzisht.
 
 
 
NË ATDHE
 
Po ikin njerëzit,
me ëndrra të plagosura, të vrara,
në Europë, Amerikë, Australi…
Po ikin,
si zogj të trembur nga folezat.
Këtu po mbeten pleqtë dhe legjendat.
 
 
 
 
NË VJESHTË
 
Gjethet e plepave në formë zemrash,
të verdha, të zbehta, të lehta,
bien në tokë me ëndrra të vdekura…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s