Anastasia N. Margeti (Greqi) / Solli në shqip: Dashamir Malo

 
Anastasia N. Margeti (Greqi)
 
Anastasia N. Margeti ka lindur dhe është rritur në Athinë dhe ka studiuar për Pedagogji, Histori dhe Letërsi në Universitetin Shtetëror të Athinës. Artikuj të saj janë botuar në gazeta, revista dhe paraqitur në konferenca të ndryshme. Aktualisht ajo jep mësim në sistemin publik shkollor, Athinë. Ka publikuar përmbledhjen me poezi “E treta nga e vërteta” (Botimet AO, 2015). Cikle me poezi të saj janë përfshirë në disa antologji.
 
 
SIRENA
 
Zjarri është i fshehur
në çdo gjë që shikon.
Viktor Hygo
 
I vuri zjarrin
edhe Romës
edhe Kathagës
edhe Aleksandrisë.
 
Me fishekzjarre nate
me përbërës
psherëtima
dhe pëshpërima
miklon
tënden errësirë.
 
E fiksuar
në pasione dhe manira
me arie dhe heshtje
fundoset ngadalë
nga një vështrim në tjetrin
dhe thyen
edhe direkët edhe zinxhirët.
 
E përflakur.
 
 
ODISETË
 
Sirenat, sidoqoftë, kanë diçka
më të tmerrshme edhe se kënga:
heshtjen e tyre.
Franc Kafka
 
Vuri zjarrin
edhe në Romë
edhe në Karthagë
edhe në Aleksandri.
 
Paguan dëmet
edhe të siguruarit
edhe ata që nuk ishin siguruar.
 
Tani kërkojnë më shumë.
 
Le të kishin mësuar
si të përpushnin
zjarret
si t’i ruanin
në rapsoditë epike.
 
Atëherë
ata morën masa
vetëm
kundër shkatërrimit.
 
Në përflakje.
 
 
 
KANONIK
 
E vrau edhe atë
siç vrau gjithë të tjerët.
Pa asnjë mundim.
Vret gjithçka që dashuron.
Me gjymtim
edhe të vetë trupit të tij.
Dhembje e flakëruar
me vetëdisiplinim
zgjedhje të lirë.
 
Dhe mandej disa çuditen
se si muzeu
u mbush
me pjesë statujash.
Janë vepra të kanunit.
 
 
 
SHFAJËSIM
 
Ajo ç’ka di është që s’di asgjë.
Sokrati
 
Një tjetër aksident
prej fenomeneve të rrugës
jeta e dalë nga binarët
jashtë kufirit të imagjinatës
e fshirë.
 
Prej shkëmbinjve të thepisur
prej aforizmave të shkapërdara
në zbrazëtinë kaotike.
 
Përgjakur nga dyshimet e rjepura
të kalbëzuara tashmë
plagët besime të konsoliduara
mbreslënëse dhe të përkora.
 
Me zemër të krisur
dhe fytyrë të përlotur
qetësia e shpirtit
përsëri në syrgjynosje.
 
Kështu edhe Pirua i Iliosit
një prej Skeptikëve
u hodh gjithashtu
në rrotat e qerres
në shkëmbinj
tek qentë e tërbuar
mes agresorëve.
 
Dhe atë e shpëtuan shokët…
 
 
 
REPUBLIKA
 
Nga gjithça që frikesh
i gjykon
dhe i dënon ata
vazhdimisht
me vdekje.
 
Kujdes!
Kështu si po sillesh
do të bëhesh
komplet monark.
 
Dhe pastaj
jeta jote
do të varet
nga drejtësia jote.
 
 

Solli në shqip Dashamir Malo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s