… GJITHÇKA QË NUK KE DHE GJITHÇKA KE ! / Nora Halili 

 

Nora Halili 

 

… GJITHÇKA QË NUK KE DHE GJITHÇKA KE !

Ndodh që të japesh më të shtrejtën! Në gostinë e jetës gjendesh totalisht e pa përgatitur për sa do të serviret më pas. Kurrë nuk mund të dimë cila do jetë shija e së nesermes. Në mos dijen tonë, me koshiencën të plotë, kalojmë në filtrat e kohës ku fragmente, ngjarje mbyten në hamullen e kujtimeve. Momente lumturie mbi trishtimin e kamotshem janë ato që të rrembejnë në krahë ëndrrash. Këto fragmente të drames së secilit prej nesh, pa kuptuar na vënë në sprovë… Fati jo, e jo, që nuk na mëshiron, por dhe vetevetja bëhet kaq egoiste, e pashpirtë, mizore sa që dhe në një shkeputje sekondash të kujton se ti duhet të vuash, thua se nuk po e ndien vuajtjen brenda asaj më të shtrenjtes që gabimisht ke falur, çfarë duhet të ishte jotja dhe askuj tjeter… Dhe këtu qëndron ” faji “, i çdo njërit prej nesh, që nën ethet e dëshirës për të qeshur, për të qënë i lumtur, në fund të fundit për të qënë normal, pasi secili në normalitetin e tij duhet të jetë pjesë e tablosë plot kolorit të jetës, pra dhe të gëzojë, dorzon në besim të plotë pa hezituar më të shtrenjten, situatës, personit, momentit të gabuar, jo të vetë zgjedhur, por të shenjuar nga rrisku… Në të tilla rrethana çfarë NE mund të bëjmë është fare pak ” fati ” , kundershtar sulmon në pikat më të dobeta, ku dhimbja është më e fortë, ku forca për tu përballë është në zgrip… Pikërish është ky momenti i asaj që unë e quaj përballja shkak – pasojë…ku dilema është, çfarë gabimisht ke falur ta fitosh, ose ta humbesh duke ditur se kjo e fundit do të zvenisë egzistencën tënde. Këto janë alternativat, nuk ka të mesme të artë… duhet, e theksoj duhet të zgjedhesh, nuk mund të jetë ndryshe. As në imgjinatën më të ligë nuk gjendet një përpjekje kaq mizore, betejë më sfilitse, ku logjika, arsyeja përpiqen për të bindur shpirtin. Po, po, pasi në pëpëlitjet jetike më e shtrenjta që të përkiste ty, tanimë është, gjithëçka që nuk ke dhe gjithëçka që ke, është çfarë gabimisht ke falur, në një moment që duhet të ishte më i bukuri…që duhet të ishte i qeshur, që duhet ti përkiste normales, që duhet të ishte plotësim, mbushje me jetë i më të shtrenjtës… Është një premtim i shkelur, ku çizme mizore shtypur ka, zemrën e harruar në trishtimin e kamotshëm…! 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s