Poezi nga Marinela Sela

 
 
Poezi nga Marinela Sela
 
 
 
-AT’ I DHEUT TË PËRGJAKUR-
(Tokë e braktisur)
 
1
Skeleti i anijeve të Teutës ,nga nëndeti sot rënkon . Në çdo psherëtim brenge ,mua më dhembin brinjët e kafazit të mushkrive.
Pak minuta më parë,teksa psherëtiva nxorra një anije të ndryshkur bashkë me gjithë baltën e tradhëtisë …
 
2
Kukuvajkat mbi pemët e historisë sot kanë filluar maratonën e këngëve të vajtimit.
Një kor nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë ,bënë duet me korin e kukuvajkave nga ngritja e flamurit të Ismail Qemalit .
E mua nga sytë më dalin lotë gjaku…
 
3
Këtë Nëntor të Kuq kam menduar të vizitoj varret e të parëve, por si çekan mbi kokë më del para syve të mendjes varrimi i kulturës sonë, varrimi që ju bë përsëgjalli artit, ndërsa kusarët si ujqër nën errësirën e atij mëngjesi makabër shembën teatrin…
Dhe rri e skicoj një kostum popullor të ri,çitjane të kuqe e jelek të zi dhe një plis me shqiponjat me kokë të prera…
 
 
 
PËLLUMB I PAQES
(Dedikuar një Mikut tim)
 
Ty dallgë e jetës dot nuk të ndali,
E kurrë dot s’të gjunjëzoi,
Se në vete ti mbolle kurajon
Dhe Krishti thellë në ty jetoi…
 
Ti dite si t’i buzëqeshësh jetës mes dallgëve
Dhe në këmbë si një vigan qëndrove,
Mes qetësisë, punës dhe pasionit,
Tek ne dritën tënde të bardhë përçove…
 
Ndaj sot, atje nga bota tjetër,
Vazhdo dhe na ndriço rrugët sërish,
Me ne gjithmonë o engjëll jetofsh,
Si një pëllumb i paqes, mirësisë…
 
 
 
FATI GURBETQARIT
 
E puthi pragun kur u nis
E lotët i hodhi në trastën e bukës.
Në shpirt iu mboll lule e vetmisë.
Netëve çelte gonxhe, mallin e nënës…
 
Mbi gjethe-shpresat harruar kish
Kthimin,ëndrrat, dashurinë…
Në prehërin e venitur të lumturisë
Ligështohej zemra e tij…
 
Ja një pulbardhë seç i sjell
Një grusht floku;mollëza gishti .
Si shall rreth qafës iu mbështjell
Frika, ankthi edhe trishti…
 
Një natë hëna i kishte thënë:
“ Largësia si kuçedra i ha nënat…”
Por ai veshin s’ja kishte vënë.
Dhe nisi t’i qelbëzohet zemra…
 
Atë mëngjes të ftohtë dimri
Se vizitoi asnjë njeri.
Veshur mbante trikon e nënës
E fliste me një fotografi.(me shirit të zi)
 
Ja dhe pak se po vij ;
Dhe pak nënë duro…!
Rreze diellit e ledhatoi
-Zgjohu bir, i tha dhe shkoi…
 
© Marinela Sela

2 thoughts on “Poezi nga Marinela Sela

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s