Timo Mëkuri – “Nderi i Himarës”

 

Përshëndetja ime me rastin e marjes së titullit “Nderi i Himarës” më 07.11.2020

I nderuari zoti Gjergj Goro,   Kryetar i Bashkisë Himarë!

I nderuar zoti Dhimitër Kapaj,  Kryetar i Këshillit Bashkiak Himarë!

Kur bie fjala për poetët, të gjithë kujtojnë së pari sentencën e famëshme që ”Poetët dhe profetët nuk i do as fshati i tyre”, sentencë që e ka burimin te fakti i njohur, kur vetëm Nazareti nuk e priti Jezu Krishtin me nderime, përkundër pritjes triumfale që i rezervoi çdo fshat e qytet ku  shkoi. Me propozimin e bërë nga kryepleqësia e fshatit, për akordimin e një titulli nderi për mua, dhe me praninë ceremoniale në këtë shesh, Piluri dëshmoi se i nderon jo vetëm profetët, por  nderon së tepërmi edhe poetët, sidomos kur ata janë bij të tij.

Piluri i nderon poetët sepse është fshat i poetëve. Kur them këtë, nuk kam parasysh vetëm plejadën e sotme të Çipajve, por kam parasysh faktin që më i ndritëshmi i tyre, Lefter Çipa ka vërtetuar se, në një periudhë gati 200 vjeçare Piluri ka nxjerrë mbi tetëdhjetë rapsodë me zë që  kanë kënduar si bilbila të artin gojor në Pilur. Emra të tillë si Kostë Gërdhuqi, Kozma Mërkuri, Mërkur Mërkuri, Marë Priftja apo Frosinë Çakalli etj kanë qënë në  kohë jo shumë të largët, bukuria dhe lezeti i këtij arti poetik gojor pilurjot. Por veç tyre, është e zakonëshme që në Pilur edhe pleqtë e plakat e moshuar të të përgjigjen me bejte a me këngë edhe për një pyetje të zakonëshme. Kjo tregon se arti gojor është pjesë e genit pilurjot.

Miratimi që Këshilli Bashkiak i Himarës i bëri rekomandimit tuaj për të miratuar propozimin e  Kryepleqësisë së fshatit Pilur për këtë titull nderi tregon se Ju i nderuar Kryetar dhe të nderuarit këshilltarë jeni njerëzit e duhur në vendin e duhur që dini të bëni punën e duhur.

Ju më nderuat mua si një bir të Himarës me kontribut të spikatur, duke e prezantuar veten si një dashamirës i artit gojor dhe mbështetës e vlerësues për njerëzit e artit.  Të punosh për evidentimin dhe propogandimin e vlerave shpirtërore të popullit të krahinës së Himarës do të thotë të punosh e të përjetosh historinë, lavdinë, artin dhe bukurinë që krahina e Himarës i ka organikisht të vetat në çdo pëllëmbë tokë e çdo vit egzistence e lufte për liri. Kur thua Himarë ke thënë lavdia, bukuria, pasuria e trimëria, kënga e bujaria.

Të marësh titullin “Nder i Himarës”  është më bukur se të trashëgosh ndonjë titull aristokratik, sepse në Himarë nuk je asnjëherë i vetmuar, pasi je i lidhur shpirtërisht me njerëzit dhe botën e tyre shpirtërore, me natyrën dhe historinë, me të djeshmen, të sotmen e të ardhmen dhe ecën, jo mbi qilima por ecën vetëm nëpër pasuri (historike) dhe  nëpër bukuri (natyrore  e shpirtërore).

Prandaj i nderuar Kryetar, marrja e këtij titulli është një nderim, por dhe një obligim për mua, pasi më kërkon një punë më të madhe, në një nivel më të lartë, të denjë për emrin Himarë.

Ju Faleminderit!

Himarë, më 7 Nëntor 2020

 

NJË PËRSHËNDETJE NGA ANA TJETËR E DRINIT

Para pak ditësh dëgjova se Timo Merkuri do të nderohet nga Bashkia Himarë me titullin “Nderi i Himarës”,  dhe ceremonia do organizohet në fshatin e tij të origjinës, Pilur. Ndaj, desha të jem aty me ju qoftë edhe përmes kësaj letre. Dua të përshëndes këtë akt të denjë  për njeriun e merituar – poetin, shkrimtarin e studiusin  më origjinal që kam njohur. Njeriun e veçantë që gjithmonë e kisha parë duke mbështetur e stimuluar vlerat e tjetrit.

Kisha fatin ta takoja në vajtjen time të parë në manifestimin poetik të Sarandës, atëherë një poete e re dhe e ndrojtur. Sot i shkruaj si një shkrimtare e pjekur, mirënjohëse për besimin me të cilin më shoqëroi në rrugën time të kërkimit të fjalës së duhur për shpirtin.

Në një mënyrë a një tjetër, a nuk jemi të gjithë kërkues të tillë? Kërkues të diçkaje që arrin të shprehë shpirtërat tanë. E në rastin tonë është fjala. Vetëm fjala e tillë arrin tek tjetri. Sepse shpirti i njeriut është një, i njëjti. Dhe i pastër nga veshjet sipërfaqësore me të cilat e mvesh koha, ai ndjen njësoj tek secili prej nesh.

Tek Timo Merkuri njoha një margaritar të tillë të fjalës. Nga ata margaritarë për të cilët, ashtu si për isopolifoninë, mësova nga vetë ai. Nga ata margaritarë, gjegjësisht, pina, të cilët gjithçka që iu ofron dallga e jetës arrijnë ta kthejnë në perla të çmuara. Perla të cilat mund të kenë pas vetes shumë mund e sakrificë, shumë furtuna e bunaca siç do të thoshte Timo, por para nesh qëndrojnë të bukura, krenare, të pathyeshme.

Uroj Timo Merkurin nga zemra. Uroj familjarët e tij. Uroj Pilurin dhe Himarën. 

Albina Idrizi, nënkryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

 

Përtej emrit dhe veprës së Timo Mërkurit: Një gurë i çmuar vlerash për gjeneratat

Në jo pak raste thuhet se duhen shenja konvencionale, piketa, shigjeta, njohje, miqësi, apo dhe mjaft të tjera të ngjashme të gjesh e të pikëtakosh dikë, një vend, një krahinë, apo dhe më tej një arsye tjetër. Duhet një histori, një traditë, një kulturë, një krijim, një risi, një studim, një vepër, apo dhe qoftë dhe një aryetim tjetër, të thuhet se këtu është Piluri, të mirëkuptohet Himara. Deri këtu është e qartë. Është e saktë se si Piluri dhe ashtu dhe Himara kanë mijëra e mijëra arsye të njihen e të soditen duke u stolisur me fjalët më të ralla nga e para. Dhe pse? Sepse nuk kanë munguar kurë burrat e tillë, shqiptarët dhe banorët e mirë, nuk kanë munguar veprat dhe letrat e tyre. Por gjithnjë ka një risi, gjithnjë ka një emër që s’duhet lënë në harresë patjetër. Gjithnjë vjen e përforcohet fjala konvencionale e njohjes nga Njeriu, familjari, studiuesi, shkrimtari dhe ndoshta vetë model-burri, që vjen jo thjesht nga emri Timo Mërkuri

     E këtu ndalesa është frymëmarrëse. E gjen në mes të eseve brilante, poezive që dallojnë në vlerat e tyre pedante, vëzhgimeve të tjera që zgjojnë arsye të vlefshme kombëtare, shkon dhe cek iso-polifoninë dhe natyrshëm duhet më shumë se një arsye që sytë të gdhijnë mbi forma nga më të mirat arstsjellëse, që natyrshëm vetëm Timo Mërkuri di ti qëmtojë e sqarojë. E rreket publicistika e tij, kritika dhe analiza në të katër ceptat e trungut që flet shqip, kapërvcen në Kosovë, maqedoni të Veriut, shkon më tej në trevat ballkanike, duke vënë tonin tek kultura e fqinjtë, e natyrshëm deri në çdo skaj të Botës, ku fjala, shkrimi, krijimi dhe produkti i Timo Mërkurit mbetet edhe një zë në atë që sot i shënohet edhe në mes të Londrës. E ku ka më mirë të kesh një realitet të tillë krijues tek Fjala e Lirë?

       Nëse do të bëhej fjalë në një gjeografi të tillë për cilësi botimi ku më shumë flet truri natyrisht konkurrent është Timo Mërkuri. Nëse do të shohej më tej tek cilësia, vlera dhe jo thjesht tek sasia natyrshëm një ndalesë do të ishte mjaft pak për një të tillë intelektual. E më tutje le të themi hapur dhe mjaft qetë e ndoshta fare thjeshtë, se Timo Mërkuri e bën dhe e sjell vesën në këngë, e bën Pilurin dhe Himarën të mbeten në rallë të parë me simbolikën “krenarë”, e bën Sarandën të jetë një mit e kohës moderne, se kështu e ka fjala e tij, e shkruara e tij dhe ajo që lidhet thjesht edhe me një koment.

     Sot emrin e tij e lakojmë për nderin që ia jep Bashkia e Himarës. Dhe lakimi i tillë, që duhet thënë në krye të radhës, është një arsye më shumë që ti skuqen veshët e faqet, këtij Njeriu të mirë, këtij kolegu të vlerësuar, këtij shkrimtari të palodhur, dhe atëherë kur ai luftonte me jetën e dytë në spiatelet e ndryshme. Gjithnjë dora e tij ka dhënë perla dhe këto perla janë shenjat më të mira konvencionale të kësaj gjeografie në kohën tonë moderne.

     E pra, a nuk mjafton kaq të thuhet se doni të njihni më mirë këtë trevë nga forma më e strukur, deri tek vlera e nuri, hajdeni bëhuni njëzëri dhe bërtisni me të madhe se një gur të madh konvencional ka vendosur Timo Mërkuri!

Ndaj i nderuari Kryetar i Bashkisë së Himarës, Shkëlqesia Juaj Gjergji Goro dhe Ju i nderuar zoti  Dhimitër Kapaj, Kryetar i Këshillit Bashkiak, që jo më kot ju lashë për në fund, për të shprehur përzemërsisht respektin më të madh dhe për Ju, që nderoni një figurë të tillë të trevës së Jugut të Shqipërisë, që i bën nder gjithë arsyes krijuese. 

Prof Dr Fatmir Terziu – “Mjeshtër i Madh”

 

Për Timo Mërkurin, studiuesin, poetin dhe njeriun e punëve të dobishme qytetare!

I nderuar kryetar i bashkisë Himarë, z Gjergj Goro!

Të nderuar pjesëmarrës, miq e të afërm të Timo Mërkurit!

Nëse Jeronim de Rada do të ishte gjallë, do të dilte në ballkonin e detit dhe do ta shihte me admirimin e bekuar, me sytë e mendjes këtë bregun tjetër të së bukurës Arbëri, ku punon me passion shkencëtari, studiuesi skrupuloz dhe i palodhur Timo Mërkuri.

       De Rada do ti sugjeronte Timos edhe balada e këngë të tjera të moçme nga dheu i të parëve, duke e përgëzuar me mirësinë proverbiale për të arriturat e deritanishme. I tillë është aktiviteti studimor, botimet e shumta dhe kontributi që jep Timo Mërkuri në shkencën e Albanologjisë, në lëmin e studimeve dhe botimeve mbi materien shpirtërore shqiptare prej kohëve të moçme e deri në ditët tona.

        Botimet e T.Mërkurit me cilësinë dhe informacionin e ç’pluhurosur prej arkivave vendase e të huaja, me ndjeshmërinë e lartë artistike e shkencore, me dendurinë e fakteve dhe metologjinë krahasimore, me durimin prej asketi e punën e palodhur, mbushin një boshllëk të madh, që rrethanat historike nuk i lejuan Institucionet dhe Akademinë e Shkencave ta kryenin. Të ribësh, të zgjosh, të ngresh në këmbë dhe të shpirtëzosh, t’ju japësh pasaportë kombëtare, qytetarie, legjendave, gojëdhënavve, këngëve e baladave shqiptare, të gjyshstërgjyshërve që prej kohëve të lashta e deri në ditët e sotme, është jo vetëm një mission i madh kombëtar, por dhe një kontribut i paçmuar, që rrallë njerëz e kanë fatin ta ndërmarin, pasi kërkon sakrifica supreme dhe energji të pashoqe shkencore e njerëezore. Një komb nuk mund të jetojë dot dhe as të prosperojë pa memorien, pa kujtesën e vet. Dhe të gjithë këto punë që bën Timo Mërkuri me sivëllezërit e tij, janë si tabela e Mendelejevit, pa të cilën nuk mund të orientohesh dhe as të edukohen brezat në ditët e sotme . Nga mësimet dhe vyrtytet e kësaj pasurie të pashoqe ndër shekuj mer fuqi e motivim Shqiptaria!

         Në ditët e sotme, personalitete të tilla të studimeve, të punës Shkencore e përkushtimit ndaj Atdheut, janë asete të vyera e të rëndësishme kombëtare, janë pika referimi që orientojnë brezat drejt së ardhmes. Globalizimi, veç të tjerash ka si dimesion të vet edhe sfidën identitare, ruajtjen dhe zhvillimin koherent të tij. Këtë realitet të kohëve moderne e ka kuptuar më së miri Timo Mërkuri, teksa i ka kushtuar jetën e vet kërkimit shkencor, përpunimit të të dhënave, studimit krahasues dhe botimit të herëpashershëm të veprave të tij, që përbëjnë një kolanë me vlera të jashtëzakonshme për shkencën shqiptare.

         Cilësinë e vet punëdashëse dhe talentin krijues Timo Mërkuri e ka shtrirë edhe në gjini e fusha të tjera të artit të bukur të fjalës, me botimet në vëllime me poezi, vëllimet me tregime, publicistikë e gazetari mirëfilli. Ky kontribut vetëm sa e plotëson të gjithë individualitetin krijues të studiuesit e shkrimtarit Timo Mërkuri.

             Në këtë ditë të bekuar, kur miq e të afërm janë mbledhur në këtë vend e sofër perëndish, në Pilurin e rrënjëve të lashta e të thella, Nderimi i Timo Mërkurit është një akt i dobishëm qytetërimi dhe emancipimi.

            I nderuar kryetar i bashkisë Himarë, Goro! Pranoni edhe urimet e falenderimet e mia, për gjestin tuaj fisnik, që Bardin e detit siç e thërres shpesh Timo Mërkurin, këtë Njeri me vlera e vyrtyte të shquara, po e nderoni duke i dhënë titullin e lartë “ Nderi i Himarës”.

I bekuar qofsh! Ta gëzosh titullin e lartë Timo Mërkuri!

Odise Kote, shkrimtar

 

Të nderuar pjesëmarrës,

I nderuari Kryetar i Bashkisë Himarë, zoti Gjergji Goro!

Nderi dhe zakoni ma donte sot të isha patjetër në Himarë, Por një sëmundje jo e zakonshme nuk më lejoi të jem sot aty dhe kjo më trishton shumë. Megjithatë sërish jam aty me këto dy fjalë që dua të them si një vëllai juaj aty pas maleve të Pilurit, fshat në të cilin kam qënë kaq herë, e kam filmuar, kam xhiruar një dokumentar për plakun legjendar Lefter Mërkuri dhe e kam bërë këtë fshat vendin ku luhet si në një teatër homerik, një nga legjendat e famshme arbërore “Kostandin i vogëlith”, në poemën time baladeske “ Nëntë vjet e nëntë ditë”. Ja, për të gjitha këto arsye e të tjera  duhet të isha sot patjetër aty në festën e bukur që po bëni, duke i akorduar vëllait, shokut dhe mikut tim të dashur Timo Mërkuri titullin “Nderi i Himarës”.

Për Timon unë mund të flas nja dy net të tëra dimri dhe të mos e tepëroj fare për këtë djalë me rrënjë të forta nga fshati juaj e prapë të më duken pak. Jam krenar të them; se sot për sot, Timo Mërkuri është një nga studiuesit më të mirë të këngës popullore, isopolifonisë shqiptare, riteve të ndryshme të vdekjes e dasmës, zakoneve, të atyre mijëra gjërave shpirtërore që e bëjnë Bregdetin dhe Labërinë time më tej një minierë ari të trashëgimisë sonë kulturore. Pa ardhur nga shkollimet akademike, sot Timo Mërkuri vlen në bursën e studimeve etnokulturore sa një Institut i tërë stutimesh i këtij lloji. Me një pasion dhe vullnet të hekurt prej vitesh ai gërmon e zbulon në studimet e tij pasuri të reja që vezullojnë dhe që ne i shohim të magjepsur për herë të parë.

Studimet e tij reshtëse për disa nga baladat dhe legjendat e famshme shqiptare janë një pasuri që nesër do çmohen si thesare të rralla. Por këtu nuk është vendi të zgjatem më tej, se në një festë si kjo ne na jepet rasti i lumtur ta urojmë e ta falenderojmë me gjithë shpirt këtë burrë fisnik me shpirt të madh sa Vanova e gjerë, që jetën e vet e mbushi me këtë dashuri të rëndë për kulturën popullore të vendit të tij.

Ndihem i lumtur që më erdhi radha aty në atë vend të bekuar të ngre një dolli për shëndetin e tij.

Ndihem i gezuar si për veten time që jam i pranishën pranë atij rrapit tuaj aq të shenjtë dhe që po ta shkundësh kullon vesë malesh, nder, besë, trimëri, dhe këngë të famshme të atij fshati magjik.

Ju përqafoj të gjithëve!

Timo Mërkuri, mos u ndal, na i kthe këtë dashuri me libra të tjerë edhe më të bukur!

Juaji,  Petrit Ruka

 

Tè nderuar pjesmarrès,

I nderuar Kryetar i Bashkisè Himarè zoti Gjergji Goro,

Tè nderuar piluriotè

    Nè pamundèsi tè ardhjes time nè kètè ngjarje tè rèndèsishme jo vetèm pèr bregdetin, mè lejoni t’ju pèrshendes me rastin e nderimit tè mikut tim Timo Mèrkuri me titullin e lartè “Nderi i Himarès”!

Me shumè tè drejtè nderohet ky kalorès i studimit tè kulturès origjinale tè Bregdetit tonè tè dashur, pèr krijimatrinè e tij studimore e cila propagandon mè sè miri artin gojor himariot dhe iso-polifoninè.

Timo Mèrkuri sot èshtè zèri mè i fuqishèm nè letrat shqipe, qè me dhjetra librat e botuar, me qindra artikuj shkencorè e ka tronditur botèn akademike zyrtare, e ashtu si kapedanèt qè toka e Himarès ka nxjerrè me shekuj, ndeshet me skematizmin burokratik.

Kètè e vèretojnè studimet e tij me nivel te lartè shkencor, mbi traditèn gojore te artit tè tè kènduarit shqip, pèr studimin deri nè qeliza tè kèngès himariote me iso, duke u bèrè i pari dhe i vetmi mbèshtetès  i origjinès sè vèrtetè tè kètyre traditave.

Timo Mèrkuri shkruan pèr kèngèt e vendlindjes sè tij, Pilurit legjendar, shkruan pèr trevat e Bregdetit e pastaj kalèron mbi baladat, elegjitè, legjendat qè populli i bregdetit i ruan me fanatizèm. Ai kèshtu lidh tè shkuarèn me tè tanishmen shqiptare jo me fjalè por me vepra tè shkruara shkencore. ai sot èshtè i njohur nè mbarè Shqipèrinè si dhe nè Kosovè, Itali, Greqi e gjetkè.

 Studimet e tij pèr tè propaganduar shkencèrisht, me themele tè sè vèrtetès artin gojor himariot dhe princeshèn iso -polifoni, janè gurè tè kèshtjellès himariote qè mbron nga sulmet e dashakeqève, tè atyre qè nuk u tingèllon nè zemèr brenga e madhe e popullit tè vuajtur nè shekuj tè kètij Bregdeti tè mrekullueshèm, magjia e tè cilit sjell para nesh studjuese si Timo Mèrkuri.

Puna qè bèn Timo Mèrkuri, èshtè puna e njè insituti tè tèrè studimor tè folklorit, puna e dhjetra studjuesve, kur ai èshtè i vetèm por bashkè me tè janè kèngètarèt e Pilurit, janè bashkèfshatarèt dhe Himara bèmèmadhe.

Unè shpreh  kènaqèsinè time dhe falenderoj tè gjithè ata qè bènè tè mundur dhènien e kètij titulli studjuesit Timo Mèrkuri, falenderoj nè mènyrè tè vecantè kryetarin e bashkisè sè Himarès  zotin  Gjergji Goro pèr kujdesin e tij.

Urime miku im Timo Mèrkuri!

Fatmir Minguli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s