Poezi nga Josif Gegprifti

 
Poezi nga Josif Gegprifti
 
 
 
***
 
Kur shkel
në bregun e liqenit,
ndjej,
veç heshtjes,
psherëtimat e valëve të tij…
një zë i largët
më pëshpërin në vesh dhe
ca tinguj kitare
kumbojnë
në thellësi të tij.
Aty pranë bregut,
një sgalem
me valët
e liqenit luan…
Liqeni
argjendëruar
nga rrezet e
diellit në agim.
Eci në
bregun e liqenit
i shoqëruar
nga
vitet e rinisë,
pranvera e jetës time.
 
 
 
***
 
Mbrëmë,
e ndjeva pëshpërimën e muzgut,
që si një gjethe vjeshte,
lehtë e dridhshëm
po binte mbi valët e liqenit,
teksa dielli
po shuante në perëndim
dritën e tij
të kuqërremtë…
 
 
 
***
 
Ky muzg.
Sot,
Ky muzg qënka pushtuar
Nga ndjesia e vjeshtës
Dhe si një gjethe peme
Dridhshëm bie mbi qytet.
Një erë e lagësht
Vallzon me muzgun
Nën melodinë e jehonës
Së valëve të liqenit.
Dritza floreshente përhapen
Nëpër pellgje ujrash e nëpër
Rrugica të zbrazura e të heshtura.
Sot,
Ky muzg
Më solli në vështimin tim,
Dashurinë dhe buzëqeshjen tënde pranverore
Dhe i dha jetë çdo gjëje
Që vështrojnë sytë e mi.
Në këtë muzg,
Ajo është në krahët e mia.
Nata po zbret e yjëzuar.
Çaste mahnitëse
Dehje dashurie.
 
 
 
Shpërthime rinore…
 
Bregut të liqenit një kitarë bie,
tinguj të ëmbël plot pasion rinie,
një qiell i mbushur me ndriçime perëndie
britmat grisin natën si klithma çmëndurie!
 
Me telat e kitarës mes tingujve të lehtë
përplaset ëmbël një melodi yjesh,
një dashuri e madhe e zjarrtë e vërtetë,
jeton prej vitesh e qetë mes nesh.
 
Dhe hëna e bukur atë natë,
kërkonte që gëzimi të mos reshtte,
zemrat rinore s’kishin cak,
kish shpërthime rinore, e aspak heshtje!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s