Mbretëresha Teuta! / Nga: Flamur Bala

 
Mbretëresha Teuta!
 
Jo nuk e kam fjalën për mbretëreshën e kohës Ilire, Teuta e Durrësit!
Sepse nuk jam aq i dhënë pas historisë dhe nuk para flas për historitë që nuk i kam përjetuar.
 
Edhe Teuta për të cilën po flas në Durrës jeton por në (shekullin 21, viti 2020) –
 
Ajo është mbretëreshë e Botës së letërsisë dhe poete e këndshme e jetës, moderatore e 14 viteve me shumë përurime librash të autorëve me emër.
Një grua që fsheh dhimbjen e fortë si guri por që e thyen atë si shpërthimi i madh i Bang – Bang-ut me buzëqeshjen e saj prej një femre fisnike që rrezaton ndershmëri e bujari.
 
Sa do të doja që zgjuarsia e Teutës dhe kritikat e saj të ishin edhe mesazhe kumbuese dhe sensibilizuese për çdo Femër sa herë që zgjohet në mëngjes dhe para se të shtrihet në shtrat që të flë!
 
Nga ato mesazhet përmbledhëse që tregojnë se cilat janë vlerat e një djali dhe vajze të re, se si duhet të rritet ai/ajo!
 
Nga ato mesazhet që udhëzojnë djemtë dhe vajzat e rritura që mbase nuk e kanë kuptuar fuqinë e dashurisë, që mbase nuk e kanë kuptuar të mrekullueshmen familje që ndërtohet vetëm nëpërmjet rrugës së ndjenjave! Dhe nëpërmjet rrugës më të ëmbël që Zoti e solli për ne dhe ajo quhet: DASHURI.
 
Teuta më lejo të të them! se nuk të mburra ngaqë e lexove librin tim “Sfidë në Univers” dhe depërtove brenda tij si një “magjistare” dhe e përshkrove me fjalët më hyjnore për mua, JO!
 
Të lavdërova për cilësitë e tua që i meritojnë këto fjalë që dolën nga thellësia e shpirtit tim! dhe jam krenar që Universi im u mbush edhe me një mike të vërtetë.
 
Ti mikja ime Teuta e di mirë dhe besoj je dakord me mua që po jetojmë në një kohë antivlerash! ku shembujt janë pseudoartistët! femra dhe meshkuj që baltosin vlerat!
Ku morali hidhet poshtë në humnerë dhe imoraliteti ngrihet lart si triumf!
 
Do të doja që çdo drejtues/e emisioni, spektakëli, festivali dhe promovimi që prek shoqërinë të kishte urtësinë dhe kulturën tënde!
 
Do të doja që urtësia dhe shembulli se si vlerësohet kultura dhe arti, se si vlerësohet artisti dhe artistja ta kishte çdo Shqiptar dhe Shqiptare ashtu sikurse mbretëresha Teuta e shekullit 21.
 
Nga: Flamur Bala

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s