Poezi nga Razie Budini LLALLA

 
Poezi nga Razie Budini LLALLA
 
 
 
UNË DHE SHPIRTI…
 
Ju luta një ditë shpirtit; që dritën kish lënë në hije,
Pse mbi vehte mbante, gjithë kët’ lëndim?!
Kushdo të përzihet, në sinoret e tua,
As nuk ta humb, as nuk ta merr dot, ty kët’ shkëlqim.
 
E dehshëm, një ditë të bukur, ti shkelmove portën,
E burgun që të mbante brenda, ti e lë mënjanë.
Dhe s’deshe t’ja dije, për “kornizat” që theve.
Që ty dhe mua bashkë, kohĕn na e vranë…
 
Ti sot sodite lirshëm, hojeve të tua
E dëmtimet e tyre i preke ti, me rradhë.
Diku shef njĕ të gërvishtur e diku një të grisur,
Me gjëlpërën tënde të art, mbylle ti ç’do arnë.
 
Po ti, shpirt im i bukur, sa herë pate lëndime,
Me sytë e mendjes dilje, e qëndroje shumĕ lart.
Atje, në yjësin e ndritëshme, me drita e shkëlqime,
Atje ku shpirti i tyre, të ngjitej, se kish hak…
 
Një ditë ju luta shpirtit, që kisha lënë nën hije….
 
 
 
Kur linda….
 
Ditĕn kur u linda;
 
Në krah, më mori nëna
Një copë jetë, tha vuaj
Pjesën tjetër, mbushur ëndrra
Në gji fort, tha ruaj…
 
Ndanë sofre, ku ish’ motra
Eshtë motër, tha nëna
Ndër shoqërinë e jetës tënde
Mbaj dhe atë brenda…
 
Kur plisin thyente n’ugar
Vajzë; i thanë babait
Gjithshka kam, në zemrën time
Me të, do e ndaj…
 
Në prag’ të derës, kur u fut vëllai
Motër; kur dëgjoi
Ahh… me sytë e zemrës sime
Botën pikturoi…
 
 
 
Gjurmë jete….
 
Udhëve tĕ jetĕs çdo ditĕ, kthim e pa kthim
U endĕm ne tĕ dy, unĕ dhe ti Frymëzim
Tĕ dy vozitnim botĕn e qiellin e paanĕ
Diku ishte njĕ lule, diku një krua pranë
Diku njĕ zog i bukur, qĕ barin çuçuriste
Diku ish njĕ bletë krahlehtĕ, qĕ nektarin thithte
Nĕ kodra dhe nĕ male, gjetĕm veç qetĕsinë
Zbritĕm poshtë lĕndinave, me erë trëndelinĕ
Dhe fushave që ndriçonin, nga vesa e gjelbĕrimi
Kudo ku shkelnim, kish’ veç ujë burimi
Kish’ dete të paanĕ, që dallgĕt shkumĕzonin
E varka peshkatarĕsh, që me rrjeta peshkonin
Kish’ lumenj e ujvara, të gjitha tĕ stolisura
Dhe rrugĕt, kur kaluam, me dritë dielli të qĕndisura
U futëm përrenjve, në rripa e bregore
Kudo shĕndriste jeta, matanĕ lulebore
Sa ditë e netĕ kaluam e u kthyem pĕrsĕri
Cdo gjĕ ishte e bukur, e kthyer nĕ magji
Kudo ku shkuam saraje, porte, jahte në tĕ dalë
U ulem i soditëm e vargun vumĕ nĕ rradhĕ
Cdo gjĕ që shijuam, se ngarkuam, në sepete
Rrugĕs kur u kthyem, asgjë s’morĕm me vehte…
 
 
 
Maj mali…..
 
O Dajt, me veladonin e bukur, të fundvjeshtës;
Aromë freskie, në maj mali, gatuar me gjeth…
Unë në sinoret e moçme të tuat, sot udhëtova
Dhe flladet e erërat i kisha, kudo, për rreth….
 
Ti mal i bukur, me lëndina të pashkelura.
Haloret përbri, me gjelbërim rrëzuar
Sa ngjyra të përziera, brenda vehtes, kishe,
Sa myshqe e kërpudha, bashkë përqafuar….
 
E bukurisë tënde, oazin i kishe bërë peshqesh.
Në shtratin e tij të ftohtë, e kristalta të vriste.
Peshqit të llastuar, në pishinën e tij, notonin
E gjethja, sipër ujit, si varkë shpëtimi voziste….
 
Këtu lart, tek ky oaz, në maj mali qëndruam
Ku trafiku dhe zhurmat, s’kanë vend kët’ mëngjes
Kish’ nektar për shpirtin e dritë kristali që ndriste
Ish një ditë vjeshte, që Vjeshtën e vet përqesh…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s