Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
 
KONGRESI I MANASTIRIT
(Në kujtim të 112 vjetorit)
 
Burim i të mirave nga zemër e shqipes
Tinguj e fjalë të gjuhës shpirtërore
Skalitur në germa nga mendjendriturit
Të përjetësuara nga të shenjtit
 
Tingull pas tingulli e germë pas germe
Nën dritën e Qiririt naimjan
Aty ku rrezatonte Shpatë e Skënderbeut
Ligjëroi gjuhë e shqipes nanë!
 
 
 
FOTOGRAFIA
 
“O portret, mos vërtet ti je vetëm portret?
R.Tagora
 
Unë të shikoj në fotografi dhe ti më flet
Sytë të kullojnë dritë buzëqeshja më vret
Dua të të përqafoj të mbyll lamtumirën
Dashurinë e kam parë qartë në pasqyrë
 
E ndjej frymën e bukurisë tënde me vlerë
Pasionin e dashurisë që kalon mbi ylber
Dashurinë që për ty në zemër më ther
Rininë pranverore dhe frymën vajzërore!
 
 
TË GJALLOJ
 
Të gjalloj mbi vdekjen si feniksi nga hiri
Si zemra që i jep gjak jetës deri në pikë
E mushkëritë që s’ndalojnë të marrin frymë
Udhëve të vështira të kapërcej pa frikë
 
Dhe në mjerim e në dhimbje pa u ndal
Do ta lë shpirtin tim për të ndriçuar
Aty ku bota errëson me tmerr e vdekje
Me dashuri të shkrihem t’i shëmbëllej jetës.
 
 
METAFORA E LULEVE
 
Lule pranverore kanë çelur stinës së vjeshtës
Në degët e pemëve të zhveshura nga gjethet
Ç’brymë do të bjerë dhe ç’ngricë do t’i rrëzojë
Lulet e çelura mashtruar nga dielli i rrejshëm?!
 
 
Koha vjeshtore
 
E ka veshur fustanin me gjethe vjeshtore
të grisur aty këtu nga zemërimi i ngricave
me këmbë shkelin ata që rendin pas tyre
në kokë si kapelë qëndron gjeth i vetmuar
 
Rrezatim dashurie shpërndan e purpuron
si trëndafil diellor që perëndon në kreshta
e kujton blerimin e rinisë e lulet me aromë
erën pranverore, këngët e zogjve plot hare
 
Në shpirt i vjeshton zhveshja e pemëve
lëng të frutave i kullon shkrirja e bukurisë
çerdhet bosh të zogjve i vëren me trishtim
përkresë u vë zemrën që t’i ruajë nga dimri.
 
 
 
GJYKIMI PERSONAL
 
Gjykim personal ti mund të formulosh
mbi mua a po për ndonjë person tjetër
armiqësi të thellë dhe mund të sajosh
por s’mund të mposhtësh me gënjeshtër
 
Vlera e veprave qëndron në thellësitë
dhe që nga lartësitë rrezaton me urtësi
fundrrina s’mund të qëndrojë e lartë
të dyzojë veten me rolet e mashtruesit
 
Të pabesueshme të duken luhatjet
nga pesha e rëndë e realitetit njerëzor
trillimet, të pavërtetat dhe shpifjet
përballë së vërtetës do të shkërmoqen!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s