Poezi nga Eva Gjoni

 
Poezi nga Eva Gjoni
 
 
***
 
Dalëngadalë të prita, të prita
mbi mua binin vitet
vizatonin me shkumës të bardhë flokët
e me një daltë shënonin mbi trup ditët.
Dalëngadalë të takova ty
në paqe me veten dhe vitet.
 
 
 
Mos harro …
 
Mos harro të më duash
mos harro sa të jem gjallë
Mos harro të më kujtosh,
mendimeve të tua
dua t’u bëhem varg.
Mos harro të më puthësh
Gjithkund dhe shumë gjatë…
Mos harro të më prekësh mua
megjithëse pranë teje s’ jam
Mos harro, të mos harrosh!
Jam ende gjallë!
 
 
 
***
 
Eja me mua në perëndim
dikur atje anijet ishin me vela të bardha
Deti është i ftohtë, lahu në mbrëmje
mbi rërë ndjen nxehtësinë e diellit
Përzier me afshin e tokës, shtriu mbi të
mbyll sytë, çlirohu, lëre të të prek dielli
Trupi yt do të flasë, është i gjallë
Ndaj eja me mua në perëndim
Ti ke nevoj për të, ashtu si perëndimi
është i humbur pa ty.
 
 
 
***
 
Përpiqu, përpiqu fort të jetosh
të përcaktumen njeri.
Në terr gjen dritën
në dritë verbohesh e je nē terr.
Pëpiqu, përpiqu fort të jetosh
të përcaktumen i bindur në tanden.
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s