Poezi nga Ollga Selmani

 
Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Kjo natë
 
Kjo natë, mbaroi me të gjitha.
Përtej mjegullës, ndihen humbjet.
Nata i mbuloi të tëra tinëzisht.
Tingujt e dritës sa vinë dhe shuhen.
 
Kjo natë, letër ambalazhi e tërë,
me përmasa astronomike.
Ambalazhohet, jeta, ikjet dhe moskthimet,
ambalazhohen të gjitha, si për ikje.
 
Ndër ambalazhime, humbasin ndijimet.
C’ka brënda tyre, vetëm mund të shihet.
Mbi etiketa shkruhen formulat e përmbajtjes
dhe datat e skadencave, përsipër.
 
 
 
Pèr ty
 
Èshtè zor tè mos flasèsh pèr jetèn,
se qè do ikim, kètè e dimè.
Kètè natè me zhurma erèrash,
tè kèndosh pèr ty, èshtè mè mire.
 
Le tè shkojmè asaj rruge,
ku mendimi, aty mbeti zgjidhur.
Le ta lidhim pisk e tè shkojmè,
se natèn tutje e çon zgjimi.
 
Pastaj çelet dita nga e para,
sikur, nata tè mos kish rène ndonjèherè.
Èshtè zhurmè e njeriut perjashta,
qè natyrshèm, gjèmon nèpèr terr.
 
 
 
Krejt natyrshèm
 
Takimi qe krejtè i pa pritur.
Qe siç takohet dielli me detin,
aty nè perèndimin e ditès,
ku bèn spektakèl drita e qiellit.
 
Kjo hapèsire, s,èshtè gjè tjetèr,
veç pasqyra e shpirtit tim,
ku mbi tè i shkrova ca fjalè,
pak minuta pèr atè takim.
 
Pastaj, ndodhi si nè çdo rrotullim bote,
ku ngjyrat mbarohen tè gjitha.
Bije natè rreth e rrotull
e krejtè natyrshèm, shfaqet pritja.
 
 
 
Aty ku ke mbajtur shënim
 
Erërat e vjeshtës i shtuan vrullet.
Rrahin me forcë gjithë gjethet.
Rrahin mendimet më fort se erërat,
mbi shfletosje kalendarësh, fletët.
 
Kërkojnë ditët shënuar me rrathë.
Jo për gjë, po ashtu kot, i gjejnë.
I hedhin një sy edhe pastaj,
i stivosin aty, në bibliotekë.
 
Qetësi bibliotekash.E llahtarshme.
Kur njerëzit, ikin marin arratinë,
të duhet, ndonjëherë, të shfletosh, të gjesh rrathët,
aty ku ke mbajtur shënim, dashuritë.
 
 
 
Do shkruajnë
 
Do tè kemi gjithèmonè diçka pèr tè thènè,
pèr ta hedhur nè letèr.
Pèr diçka tè mbetur pa u dhènè,
do tè shkruhet, patjetèr.
 
Mund tè bèhet shkak kjo vetmi,
apo kèto erèra tetori,
apo thjeshtè kèto mendime,
qè shkojnè nèpèr tè çarat e tokès.
 
Kjo vjeshtè po i rrèzon gjethet,
si çdo herè ashtu bèn.
Mendimet nè tè çarat e tokès,
do shkruajnè ato qè mbetèn pa u dhènè.
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s