Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
 
Nesër…
 
E nëse dhemb,
A nuk linda Unë prej dhimbjes?!
E nëse thyhem,
A nuk thyhet dhe Pema?!
Sot bëhet Dje,
E Nesër mëngjesi do të ketë tjetër dritë,
Diell i
Perëndisë do të zgjohet në shpirt,
E Ne,
do ta harrojmë dhimbjen,
Ka dhembur quhet veç Koha e shkuar…
Me Vjeshtën do të qeshim,
Do të luajmë me Erën,
Pa fund Përqafuar,
Puthur me Pranverën…
 
 
 
Kur ti vjen…
 
Nuk troket,
Thjesht vjen,
Herë fllad i lehtë
flokëve ledhatuar,
Herë veri i vrullshëm
Me shiun ngatërruar.
Nga gjumë i pagjumë
Më zgjon si një orë,
Si një zanë e gëzuar
më end nën çati,
Padurim i ngrohtë
gufi në kraharor,
Nga t’ia nis më parë,
çfarë t’i them e si?!
Nuk troket,
Thjesht vjen!
E në çdo kohë
mundem
që ta ndiej,
Në krahët e tij
Këputem si fëmi,
Në atë fytyrë të bukur,
buzëqeshjen e gjej,
Qoftë fllad i lehtë
apo erë me shi….
Nuk troket,
Thjesht vjen!
E nga ai çast,
gjithë bota,
Shkëlqen…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s