Poezi nga Behare Daja Kasa

 
Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
 
mbrëmë në ëndërr…
 
…u bëra gjarpër
dhe shtatë herë e ndërrova timen lëkurë.
shtatë herë e ndërrova,
por e re dhe e bukur, nuk u bëra kurrë.
 
dhe si ime më, me të vjetrat besëtytni,
sa herë e ndërroja,
aq herë lahesha e krihesha
që të dukesha më e re, më e bukur,
por për dreq, nuk u bëra kurrë.
në ëndërr, përreth kërkoja pasqyrat
mur më mur.
 
kujtoj time më, që kur shihte gjarprin,
nuk na linte ta vrisnim.
ësht’ ora e shtëpis’ moj bijë.
e ne ngrinim nga frika.
 
…a thua ora ime të jetë gjarpër
që më futet në gji e më pi si fëmijë?!
 
 
 
pak më vonë…
 
…thoshte ai,
dhe ajo priste pa u mërzitur,
por ai asnjëherë nuk vinte,
e me të tjera lodra merrej.
 
ndërtonte avionë letre,
e me postën e linjës,
i niste në të tjera adresa.
 
– pak më vonë,
thoshte prapë ai,
dhe ajo priste e priste përsëri.
avionët e letrës i merrte era,
e në aerodromë të tjerë uleshin.
 
ja edhe shkallët u lëshuan,
pasagjeri i vetëm zbret plot madhështi
me një valixhe gënjeshtrash në dorë.
befas, stjuardesa e radhes afrohet.
ai buzëqesh e ikin të dy.
ajo i sheh, por prapë pret.
 
-pak më vonë,
ia bën ai me sy.
e ajo pret,
flet me yjet,
dritën e tyre mbledh
si ngushëllim për zemrën e rrudhur.
 
…dhe rrezet e yjeve,
fshijnë lotët e saj të trishtë …
 
 
 
TË JESH ME TY…
 
Të jesh me ty, s’është thjesht një dëshirë,
E të duhesh në heshtje, ashtu si një lojë,
Herë më flet me gjuhë metafore,
E herë metaforat, m’i ngul në çdo pore.
 
Dhe nëse dëshirat do t’i thurnim si trille,
E breg më breg një urë do ndërtonim,
Në mes të urës si dy dashnorë të vjetër,
Nga e para çdo trill do fillonim.
 
Të jesh me ty, nuk është thjesht një dëshirë,
Nuk është as trill, nuk është as thjesht lojë,
Lehtas më frymon si fllad nëpër flokë:
– Ej, je e imja moj e marrë, kurrë s’të lëshoj!
…e netët me ty, mbeten pa gojë…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s