Afanasij Fet-Shenshin
Kalendari poetik: Afanasij Fet-Shenshin (1820-1892)
Sivjet, më 5 dhjetor përkujtohet 200 vjetori i lindjes së poetit, shkrimtarit dhe përkthyesit rus Afanasij Fet (Афанасий Афанасьевич Фет Шенши́н). Talenti i tij nuk u njoh plotësisht sa qe gjallë, megjithëse shkrimet e tij kishin admirues kollosë si Tolstoj, Turgeniev e Nekrasov. Shkollimi i tij filloi në një shkollë gjermane në Võru (Estoni); nëna e tij qe me prejardhje germane. Më 1840 botoi vëllimin e parë poetik. Ja shqipërimi që sjell sot për ju:
MES TURMËS…
(между толпой)
Ashtu kot, përzjerë mes turmës, e dashur,
Rrugës plot zhurmë, shpirtndrydhur, s’kam pse shkoj:
Fati tek ti, e di, s’ka për të më qasur
Dhe syt’e tu të kthjellët s’kam se ku t’i shoh.
Njëherë m’u çfaqe si vegim mrekulli,
Mes njerëzve të shumtë, koti, të lehtë,
Shpejt shkon kënaqësi, dashuri, rini,
Ëndrra, lavdi, por ti ishe ca m’e shpejtë.
Ata sy diçka të re për mua thanë,
Padashur, e vërteta më mbushi plot,
Ashtu si agimi ngre perden e natës,
Ç’pashë, ëndërr e ëmbël, s’e harroj dot.
E bukur ëndrra, sado zgjati aq pak!
I vrarë tani, nga breng’e pakuptimtë,
I vetëm bredh, pres atë vegim me ankth,
Ja, para meje pluskon, qartë, plot dritë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj