Poezi nga Louise Glück
Shtegtimet e Natës
Ky është momenti kur shikoni përsëri
kokrrat e kuqe të frashërit të malit
dhe shtegtimet e natës të zogjve
në qiellin e errët.
Kjo më brengos dhe më fut në mendime,
të vdekurit nuk do t’i shohin ato-
këto gjëra ku ne mbështetemi,
zhduken.
Çfarë do të bëjnë shpirtërat për t’u qetësuar atëhere?
I them vetes mbase s’do të ketë nevojë më
për këto kënaqësi;
mbase pikërisht të mos qenit është thjesht e mjaftueshme,
e vështirë siç është për ta imagjinuar.
Në origjinal: The Night Migrations
Përktheu në shqip Kujtim Morina