Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Jahiu
NGA LIBRI
Nga libri gjithçka mësoni,
mendjen me dituri e pasuroni.
Gjithçka që në libër do gjeni,
askund nuk mund ta blini.
Nga libri mos u largoni,
aty e shihni si është gjithësia.
Lexoje me kujdes,
se edhe ti në planet bënë pjesë.
Sa herë me të bëjë dialog,
bëhem unë astrolog.
Intelektin ta zhvillon,
ec me kohën të udhëzon.
Me trimat sikur flet,
historia tregon këtë të vërtet.
NË MESIN TONË
Në mesin tonë ishte xhaxhi poet,
na i mbush zemrat me gëzime,
me ato të ëmbla vjersha e tregime.
Sot pra ishte te ne në mesin tonë,
i dashuri xhaxhi poet i jonë.
Vargje të bukur neve na dhuroi,
zemrat e njoma na i freskoi.
Xhaxhi poet ty të lumtë goja,
dora jote na është një xhevahir.
Lapsi yt duket si një mrekulli,
mendja jote gjithkund triumfon,
çdo varg i vjershës rreze lëshon.
Xhaxhi poet eja ti te ne më shpesh,
këtu gjithherë neve do t’na gjesh.
Do t’kalojmë s’bashku ca çaste,
me të ëmblat vjersha në vargje…
I IMI ALFABET
Kur babai sot erdhi nga qyteti,
turr e vrap para i doli Valdeti.
Në qafë iu hodh e përqafoi,
gëzim i madh seç na e kaploi.
Fluturoi sikur bleta,
kur e kapi me duart e veta.
E di Vlera çfarë gëzimi,
kur nga goja e shqipton
alfabetin tonë.
As më shumë e as më pak,
janë të gjitha tridhjetë e gjashtë.
Me ballë krenare secila qëndron,
ca prej tyre janë zanore.
Bashkëtingëlloret rrinë karshi,
abetaren e kanë shtëpi.
DY MAMI I KAM
Mami më kap për dore,
më dërgon në shkollë.
Është një befasi,
vallë pyes,
të kam mami dhe ty?!
I hidhem në krahë,
i flas me qetësi.
Ik tani mami,
se edhe kjo ngjan si ti.
Mami kam në shtëpi,
mami kam në shkollë.
Dritë dhe edukatë,
më falin çdo ditë.
Ato më japin jetë,
ato më japin shpirt.
NË DITËLINDJEN
Në ditëlindjen time,
festuam me shoqërinë time.
Të gjithë u rreshtuan,
me urim të bukur shumë më përqafuan.
Orët shpejtë kalojnë,
pres me padurim.
Vjen edhe mësuesja,
në valle hyn.
Gëzuar, moj Rreze,
njëqind i bëfsh në jetë.
Por, më së shumti,
për ty shumë shëndet.
Askush të mos mungojë
në festen time.
Eja hyn në valle edhe ti moj Trime.