Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 
Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi
 
 
 
MADHËSHTI
 
E rrëthonte, në përshpëjtim
të dritës
e rrethonte… si grimca
të ngarkuara
në një plan lëvizës dhe
drita?!…
Mbi syt e saj ndizte dhe
zbarkonte
vështrimet?!… Si zjarre
në sy të dritës
rrethuar prezantonin
përballjet
dhe njohjet, qarkullonin
në udhëtimet
e zjarreve aty ku merrnin
flakët…!
Edhe ato, besimit
dritë
përulur dhe gdhëndur
në sytë e saj
i gjendur trazohej bukurive
përkthente
mendimet…?!
I linte ne freski të kujtesës
ja linte kur
fshinte dhe fshihte
freskitë…?!
Sa shumë, sa shumë
i fshihte
turbullimet
hyjnorja…?! Zbulonte
sytë e saj…?!
Plot madhështi
mbi mundime, nazesh…!
I lakonte.
 
 
 
RRUGË, E LARGËT
 
Mbi mendimet
zbërthehesha dhe
qortoja zemrën!…
S’ më reagon.
 
Si t’ia zbuloj
zemrën
mes dashurish dhe
stresit
mbuluar, e përjeton!
 
Heshtjeve, më zbulonte
gëzimet?
Ndrydhur, i provokonte
nuk di, ç’po ndodh.
 
Ngjeshur në
ashpërsi
bukurie dhe dashurie
flen
Shtojzovallet!… Fantazisë
na vrasin
jetën duke kërkuar
bukurinë
mbi prekje, mëshire!…
Nuk e jetoj.
 
Rikthehem, dritës
munduar dhe
i renduar shtëpinë
e bukurisë
kush nuk ëndërroi?!
 
E prekim, e ledhatojmë
udhën
e largët sa rrugë
e largët
o dritë dhe bukuri
kështjellash!
Na mundojnë.
 
 
 
GËZIMI
 
I qet nuk jam
Drita në rrjedhë
Jo e plotë.
 
Ndjellin shtrëngim
Orët e saja
Pa mbarim.
 
Shpirtin thërras
Të më lirojë
Po nuk i shkon
Ankimi.
 
Rrezet kërkoj
Të depërtoj
T’u jap shpres
T’i jap jetë
Shikimit.
 
Nata!… Mos vallë ajo
Do t ‘jetë e plotë?….
Vet emri i saj
Më ngjall një frikë
Me errësirën pranë e pranë
Kandilit ngjan
Që dje u fik.
 
Një gjë e tillë
Më stërmundon
Liroj, frenimin
reflektoj hap rrugën
drejt me zgjimin.
Drita!… Rivjen
prapë më e plotë
Fillon dhe zgjon
fillon dhe njeh!…
Gëzimin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s