Poezi nga Ekrem Ajruli

 
Poezi nga Ekrem Ajruli
 
 
 
FJALËBESA…
 
Fjalëbesa dhe nderi lidhur në bisht skile
Ndrydhet e vërteta tmerrësisht nga rrena
Sydjalli i buzëqesh kësaj bote katile
Ëndrra kafshohet nga monstrat pa krena
 
Shfaqen udhëqorre që çojnë në greminë
Agimet e zymta seç i përvishen qiellit
Premti peshëguri ndërkëmbë dashurinë
Vetëm varg i Poetit ndrit si rreze e diellit.
 
 
 
KUKURISJA JOTE…
 
Sonte magjike ishte kukurisja jote
Kur ma shkrepe ëmbël ti mua pas shpine
Në zemër m’gudulisi gazi i një bote
Ndjeva aromën tënde erë trëndeline
 
Portretin ta ruaj verbërisht nën qepallë
Saherë më fanitet qeshi në vetëmi
M’përcëllon ky prush më tundon ky mallë
Për shikimin hajdutçe në këtë motstuhi
 
E kam nga mallëngjimi që më djeg prore
Deri n’funddihatje mos përmend tradhti
Largësia jote sonte ka ftohtësi bore
Sa do zgjas shpirtdimëri vetëm TI e di.
 
 
 
KAM ATDHE
 
Më quani si të doni
ateist me e pafe
s’më bëhet vonë aspak
unë kam
A
T
DH
E
 
Nderoj njerëzisht
kryq hënë e yll
mbi të gjithë
e dua SH Q I P T A R I N Ë
Ajo më ngroh si
D
I
E
LL
 
Ju kambana-minare
që shurdhoni-shponi
Tokën-qiellin
Ikni ikni në Tartar
Mos e nxini
Q
I
E
LL
I
N
 
Aullimat që vijnë
nga Moska-Bagdadi
Athina apo Vatikani
janë zëra mafiozësh
janë shurrë SH E J T A N I
 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s