Atdhe tjetër / Skicë nga Edmond Llaçi

 
Skicë nga Edmond Llaçi
 
 
Atdhe tjetër
 
Ishte kërkesa e saj të prehej në vendlindje. Pasi i dha lamtumirën e fundit të shoqes u rikthye në atdheun e dytë të tij. Aty ku gati për njëçerek shekulli me punë dhe jetë bashkëshortore kaluan pjesën më të lumtur të jetës së tyre, tashmë do të jetonte i vetëm. Me ëndrat më të bukura për të krijuar një familje të madhe punuan fort duke siguruar strehën e tyre por prindër nuk mundën. Dhe ja shfaqja e asaj sëmundje të keqe në trupin e të shoqes, do të zhdukte edhe shpresën më të vogël për vazhdimësinë e jetës.
 
Tashmë do të kthehej pa të. Si do të mundte pa frymëmarjen e saj. Pa e prekur dhe pa u kujdesur për trupin e saj të brishtë. Të gjitha këto dhe shumë të tjera i kaloi në trurin e tij deri në çastin kur ai automjet i madh pasagjerësh do të bënte ndalimin e zakonshëm në atë qendër shërbimi anës autostradës, ku për ta do të ishte shlodhje ose konsumim i diçkaje.
Tek po ulej për të shijuar kafen, ai çast do ta trondiste dhe do ti rikujtonte sagën e vuajtjeve të dikurshme me të shoqen. Nga një tavolinë aty pranë, një fytyrë gati “e panjohur” u përball me shikimin e tij. Pothuajse pas një kohe të gjatë i u rishfaq po ai zemërim i asaj fytyre ku ende nuk mundi ta kuptonte shkakun. Ai ishte bashkëmoshatari dhe ish shoku i klasës, vëllai i Elenit, gruas së tij. Nga të gjitha veçse një çast i u kujtua, ai mëngjes teksa ajo po nxitonte për në shkollë. Duke i dhuruar buzëqeshjen e përherëshme të saj ajo e miratoi atë ç’ka dëshironte që ai të bënte. Pra të bisedonte me të vëllanë e saj e më pas me prindërit. I u kujtua edhe veprimi i përhershëm tek hidhte gërshetin e vetëm mbi krahë. Gjithashtu edhe ai ndryshimi në ecje pas asaj ndjesie të bukur që ajo po përjetonte. U përpoq të përballonte shikimin me atë njeri që se kuptoi ndonjëherë arsyen për atë mos miratim të asaj dashurie të bukur por nuk mundi. Ç’farë kishin më tepër ata njerëz nga ai. Po, vetëm një gjë i mungonte, i jati. Në atë kohë ai kishte veçse dy vjet që kishte ndruar jetën. Ishte fëmija i vetëm i asaj familje që përpiqeshin të mbijetonin nga jeta e vështirë në fshat. Në mënyrë krej të mistershme, e regjistruar dhe e ruajtur fort në shpirtin e tij ajo drita e bukur e syve të saj u rishfaq në pika loti. Tashmë nuk po ndjente gjë tjetër. Për të gjithçka kishte mbaruar. Nuk i bënte përshtypje se ç’farë mund të mendonte ai njeri. Krejt familja e saj nuk e miratoi ndjenjën e bukur që po përjetonte vajza e tyre. Me gjithëse ndërhynë edhe njerëz dashamirës për tu bërë ai bashkim, nuk u realizua asgjë. Të detyruar, kryejtën arratisjen ose rrëmbimin siç e quajtën ata, si veprimin më të drejtë për të përjetuar dashurinë e tyre pa dashurinë e të tjerëve. Si fillim ikën nga qyteti. Pothuajse për një muaj i mbajtën njerëzit e afërt e të dy familjeve. Ndërkohë me njohje pasi ishte tepër vështirë të siguroje një strehë në ato vite, do të mundeshin të jetonin me një familje në një hyrje e cila nuk ishte gjë e rrallë. Menduan se do ta përballonin si gjithë të tjerët. Por nuk do të mundnin të qëndronin gjatë atje se do të kishte të tjerë që do ta donin atë dhomë të vogël me një banjë të përbashkët. Do ti strehonin në një barrakë disi të mirë, me një banjë me mbulim eterniti të ndodhur në periferi të qytetit. Tek shtriheshin për të fjetur, të shtrënguar fortë me njeri-tjetrin, do të shiheshin në sy si për t’u shfaqësuar se nuk ishte faji i tyre për atë mjerim. Më tej ajo familje e betuar ndaj qëndrimit të vajzës së tyre, nuk e pranoi më.
Mes vuajtjeve, era e re tek po kalonte lirshëm kufirin shtetëror do t’u jepte shpresë të madhe edhe dy të dashuruarve. Do të shfrytëzonin momentin më të parë për tu ndodhur në botën e lirë, matanë atij brezi me tela dhe gjëmba dhe të shijonin jo vetëm lirinë por edhe bukurinë e moshës së tyre. Dhe të etur për të jetuar e morën me dëshirë të madhe atë hyrje në katin e dytë të asaj ndërtese. Do të ndjeheshin mirë me të gjithë bashkëjetuesit të atij pallati disa katësh dhe dhurata më e bukur për ta, do të ishte ardhja e një çifti të rinjsh nga qyteti ku ata kishin jetuar. Me gjithëse nga mosha ishin fëmijtë e tyre do të lidheshin me ta gati si familjarë.
Në pjesën tjetër të udhëtimit u ndje më i çliruar. Të tjera gjëra po kalonte në mëndjen e tij. Kohët e fundit me të shoqen kishin menduar se në rastin më të parë të ardhjes në jetë të një fëmije prej tyre do tu kërkonin ta pagëzonin vet. Edhe për ta do të ishte një gëzim të madh. Dhe si në ato ëndrat që mund të përjetojë çdo çift bashëshortësh në pamundësinë e një fëmije, do ti dhuronin asaj krijese më të mirat e botës. Pa orën, kishin ende kohë për të mbritur në kryeqytetin e atdheut të tij të dytë. Mendoi se po i puthiste bukur ato që kërkonte të zbatonte. Pra, në qoftë se do të lindte vajzë, emri Eleni ishte më i përshtatshëm për të, por edhe emri i tij nuk ishte i keq në qoftë se lindte djalë. Dhe do ti përkushtohej jetës së asaj fëmije deri në çastin që nuk do të kishte më fuqi. U prek pa e kuptuar arsyen. Ndoshta nga ajo nëse ata nuk do të pranonin ose do të realizohej ajo dëshirë e cila ishte edhe e Elenit. Në ato momente, për shumë gjëra që po kalonte ishte gati të bërtiste. Po e shqetësonte ajo hapësira midis realitetit dhe dëshirave të tij. Mendoi se më e mira e të mirave ishte me të mbritur në shtëpi të bënte një dush dhe të binte për të fjetur. Ata do ta ndjenin ardhjen e tij dhe në momentin më të parë do t’ua thoshte të gjitha, të gjitha ato që kishte menduar me Elenin. Me imtësitë më të vogla të pasurisë të krijuar me të, gjithashtu edhe dëshirën e tij të mjerë që kur ti vinte koha të prehej pranë saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s