Poezi nga Adem Xheladini

 
Poezi nga Adem Xheladini
 
 
 
***
 
Ti, solle përballë sytë plot shkëlqim
në shtegun e dëshirës more hov
unë valës iu ngjita me rrëmbim
dhe udhës një kënge ia brof!…
 
Befas buzëqeshja të shfaqet në buzë
nga shpirti yt ma sjell me pjalm
e shtrin përmbi etjen time si shpuzë
ditën e re e mbush me sharm!
 
 
 
***
 
Për çudi,
Sonte veç shi,
Pandalur,
Varet litar përposh,
Dhe ëndrrat i lag,
Me ftohtësi vjeshte,
I shtrin mbi gjethet e thara,
Që flenë qetë,
Mbi livadhin e mendimeve,
Dhe rishtas,
U jep jetë!…
 
 
 
Është vjeshtë!…
 
U dogj edhe fundi i qiriut atë natë pa asnjë yll
Mbi fletën zverdhur fjala rrëshqiti padashje
Kujtimet i mblodha sirtareve, i ndryna me dyll
Mbi xham, përpëlitej shiu me përplasje!
 
Është vjeshtë, gjethet përpëliten në grahmë të fundit
Pllakosen përdhe me të artin shkëlqim
Malet po plaken me thinjat, dhe ëndrrat që përkundin
Është vjeshtë, dimri afrohet me guxim!
 
Megjithatë, vjeshtë është, vjeshtë gjithkund
Dita shkurtohet si drita natës me naze
Hëna me nge shkëlqimin aty sikur e shkund
Dimri, afrohet, po zbret mbi pullaze!
 
 
 
Zhurmë nate…
 
Re mbi qiell u dukën, ca re
Po yjet vallë u strukën,
Nuk ndrijnë më,
mbi dhe…?!
 
As hënëplota, s’erdhi, as sonte, as at’natë
Veç ëndërrtrishta, që troket përmbi kanatë
Në këtë dritare, vetmitare, me të yllit sfilatë
 
As buzëqeshje mandej, s’u duk nga përtej
Diku kish’ tretur, kishte ikur, kishte mekur
Vallja e natës, nuk shkëlqeu, s’ rrëmbeu
 
Asnjë fjalë, asnjë varg, vallë?!
S’duket nga larg
As për mallë?!
 
Veç nata mbeti, mendimet i treti,
Atje mbeti…!
Ku ikja, këndon rimë kurbeti…!
 
Trokëllimë dëgjoj në t’fundmen gotë
Që pritjen, bart t’pafundmes golgotë
Në zhurmën e natës, me qirinjtë fikur
Përtej pritjesh, përtej kanatës…!
 
As sonte, nuk u duk!
Athua: ajo pikë,
Ku u struk?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s