Poezi nga Hana Xhihani

 
Poezi nga Hana Xhihani
 
 
***
 
Gjurmët e dimrit të egër
rëndojnë degët e një peme të vjetër,
në rrugicat e qytezave me zhurmë e shamatë,
dehja mban dhimbjen mbi supet e saj!
 
 
 
NGROH FJALËT E SHPRESËS
 
…Ka filluar ftohtë.
Një ngricë mbuloi xhamin e shpirtit tim,
me një zë të largët që dridhet.
Mundohem të ngrohem pak
me dritën e laptopit,
por duart qëndrojnë të mpira,
për të fshirë lotin e dhembjes.
Festat po afrojnë.
Një trastë postieri shëtit
e mbushur plot kartolina
me pamje apokaliptike.
Çfarë të kenë shkruar vallë nën to?
Oh, jo!
Ç’ishte kjo pyetje,
që më erdhi në mendje?!
Mua më kishin treguar më parë
se ç’kishin shkruar fëmijët,
tek mblidhnin gjethet e fundit të vjeshtës.
Edhe për pemët lakuriqe
që shkruanin nën vajtim
për zogjtë e vrarë.
Tashmë, mua më ngelet
të ngroh fjalët e shpresës.
 
 
 
***
 
Në dhomën e pakuptimtë t’ëndrrës
dalloj pjesën e errët të Hënës
pasqyrimin e qiellit pa xixëllim,
ku heshtja m’shoqëron pa zë, -ç’ndëshkim!
 
 
 
***
 
Zjarri u ndez
duke djegur fustanin e vjeshtës.
Në zemër të dimrit
një shi, pik, pik, pik,
dhimbjen s’e fik.
Pema, në vetminë e saj
e dëgjon, si një melodi e vrarë.
Vija e dhembjes përdredh çdo degë
dhe pikloti çel si një syth.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s