Agron Shele (Albania-Belgjikë) / Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Agron SHELE (Albania-Belgjikë)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. Është autor i veprave letrare: Hapat e Klarës (roman), Përtej perdes gri (roman) , Imazh i rremë (roman), Pasazh i pafaj (poezi), Ëhite stones ( poems), Kur heshtja flet (poezi), “RIME SPARSE” – Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo ( Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno), La mia musa (poesie) dhe Ngjyrime universale ( Ese I, II) Gjithashtu është mundësues i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare : Atunis Galaxy Anthology (2018, 2019, 2020), Korsi e hapur -1, Korsi e hapur-2, Pegasiada. dhe Revistës ” ATUNIS” ( Nr 1,2,3,4,5,6,7,8). Është Kryetar i Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS”. Është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në shumë antologji të huaja. Është fitues i disa Çmimeve Letrare, si dhe poezia e tij është përkthyer në gjuhë të ndryshme. Aktualisht jeton në Belgjikë dhe vazhdon me përkushtim publikimin e vlerave letrare universale.
 
 
KRAHË TË KËPUTUR
 
A i keni parë zogjtë, kur mblidhen në shtegtim?
Regëtimën e tyre a mund ta dëgjoni?
Nuk është thjesht dhembje e braktisjes së foleve
por kapërcimi në të tjerë qiej,
atje ku mendohet se dielli ngroh më fort
fryn përherë dhe më shumë thëllim.
e ata të bindur rrugës së fatit
lodhen sakrificës tyre fluturim.
 
Ndoshta dhe humbasin trillit të jetës
e prehen diku, vendeve harrim,
në një mal që ende ka gjurmët e borës
ose një lumi ardhur turbullim
pendë e mbetur shenjës përpjekje
në të zverdhurën vjeshtë, pasazh i kujtimeve;
paskohë që pemët i zhvesh gjer në asht
dhe ëndrrat i këput ende pa zënë fill.
 
 
 
PËR ATA QË MË PAS DO VIJNË…!
 
Duke u tjetërsuar errësirës
barkave misterioze të natës
në vatra muzgjesh mbi muza të lënduara
herë prushëruar të yllit në rrëzim
e herë të një nate, pa hënën e ndriçim
arrita të shquaja një fytyrë të panjohur
me flokë që derdhnin dallgët nëpër lumë
e sy i rrëmbyer nga i kthjellti pasqyrim
që nuk kish prehje
por rendje, shushurimë.
 
Magjia ime pse t’ shikoj kështu sonte
s’ di pse përherë je më shumë se një mallkim
që më çmend e largon nga të largtit dishepuj
aty ku unë dua të jem fli,
ndoshta je një murnajë pikturuar nga hijet
që zbardh më shumë se rrudhat e mija
dhe unë kështu,
vdekatar i kësaj bote
s’ di, si mund të jap më shumë shpirt.
 
Është zemër e ndezur strehës së vetme
aty ku një pishtar zbardh ndoshta një rrëfim
për ata që para nesh menduan egzistencën
dhe ata që më pas ndjekin të njëjtin rrugëtim
emocionit të ardhur rastësisht
egzaltimit që ngjeth gjer në mish
kurm e memorie egzigjencës vazhdim
dhe bekim, për ata që më pas po vijnë…!
 
 
 
UJVARË AMAZONASH
 
As dallgë që shkonin rrëmbyer nëpër lumin e turbullt
nuk ishte,
as fjollë mjegulle që shfaqej e humbiste nëpër qiell,
as degë shelgu që përthyhej gjer në tokë,
por ishin flokë lundruar nëpër erë
në fijëza të stërgjatura memories kohë,
tek ai vështrim që gjithçka përpinte
e mallin heshtas mes tyre e fshinte.
 
Hapëruar krahëve shndërruar në flatra,
të gjitha horizontet donte të përshkonte,
atje ku mbrëmja muzgut shtegtonte
e në re meteorësh dhimbjen e pikonte,
atje ku qelqi i syrit krisej
e në mijëra copëzime botën e griste.
 
Nuk ish as vezullim i zbritur nëpër natë
i një ylli që s’ dinte të flinte
mes zjarrit e hirit përvëluar
kozmosit të lartë vetëflijuar,
ku shtrëngenjtë e furtunës thërrisnin
me më të çmendurat nota pasthirrme,
e floknaja derdhur në ujvarë amazonash
honeve më të thella të një shpirti…!
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s