Dritan MESULI (Albani-Greqi) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Dritan MESULI (Albani-Greqi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Lindi në Lezhë më 6 shkurt 1977. Menjëherë pas mbarimit te gjimnazit në qytetin e lindjes emigroi Athinë, ku jeton dhe punon aktualisht. Pa shkeputje nga puna ndoqi studimet në Open University of Patra në Shkencat Humane në degën “Europian Civilization”.
Ka botuar vëllimet me poezi: “Ëngjëlli im mbrojtës” 1999, “Ungjilli modern” 2004 dhe “Mesha e gurit” 2019. Ka shkruar pozi qysh në bankat e shkollës së mesme. Në vitin 2000 ka qënë pjesëmarrës në Antologjinë ë të rinjve në poezi dhe prozë. Botim i Programit të Rinisë, Tiranë 2000.
 
 
***
 
Mesnata
Muzikë që flet deri në ringjallje.
 
Akoma jetoj mrekullinë
Që shpërtheu fryma jote.
 
Ti mbytesh në plagën
Që hapa të mësosh sa e thellë
Është dhimbja!
 
Është e thellë të them.
Yjet
Blasfemojnë flijimin!!!
 
 
 
FJALË!!!
 
Mos më mëshiro
Nëse më ndesh buzë rruge
Si ato statujat e zeza e të urinuara
Duke treguar me gisht asgjënë!
 
Është momenti i ulët e i pabesë i heshtjes,
I luftës së çmendur kur më braktis dhe fjala.
Është drita e verbër e gëzimit që humb nëpër rrugica
Dhe sy të squllur duke më rrëshqitur si ushunjëza të
zjarrta
Përgjatë kokës dhe trupit.
Është gjesti fisnik flijues i bulkthit
Kaluar mesnatës,
Që shpërndan zë nëpër natë.
 
Mos më mëshiro, o kalimtar i nxitueshëm,
Por bëhu më i fortë se pabesia e kthesës
Dhe më i guximshëm se kokëfortësia e udhëkryqit.
Dhe mos ki turp nëse shkel në rrugë ku të tjerë lanë gjurmë
Më parë se ti,
Dëgjomë, janë për ty!!!
 
Dhe nëse të flasin gurë, ferkoju ballin.
Dhe nëse të pëshpërisin pemët, ujiti me vargje.
Dhe nëse të qëllojnë yjet, jepu gjakun se është më i thelle
Se largësia.
Dhe nëse hëna të ndjek pas, vazhdo,
Sepse do t’i shkulet natës prej zemre
E t’lulëzojë një blic ditën.
Rroke edhe vështrimin tim të droguar,
Psherëtimën erëmirë të jaseminit që lulëzon veç natën.
Edhe krakën e korbit, folenë e vet ku rrit zogj edhe më të zinj
Se edhe vdekja është e zezë që në shkronjë.
Mos u bëj peng i mëdyshjes.
 
S’ka kufij nëse nuk i trembesh vdekjes,
Veten tënde ta kesh frikë deri në adhurim.
Nisu drejt diellit andej nga perëndon
Dhe shtratit të lumit breja përpjetën.
Do ndeshësh gurë që vërtetë flasin,
Pemë që këndojnë,
Jaseminë të bardhë që kërcejnë në një natë edhe më të bardhë.
Malit bjeri rreth e rreth që maja të duket më e vogël,
Më e afert.
Edhe terri në pyll është i dobët,
Britma e kukuvajkës ka frikë pamposhtjen e hapit tënd të vendosur.
Ujku do bëhet miku yt,
 
Gjarpri do të të udhëhëqe si uji në shtigje të nëndheshme
Nëse i shkul gjuhën helmuese të hipnozës.
Gjethet do tringëllijnë si shpirtra poetësh
Muzikën e besimit në fjalë e në besë,
O kalimtar endacak, që do vish nesër.
 
Dhe besoje lartësimin e statujave!
Edhe mposhtjen e tyre!!!
Nëse rruges të zë stuhia
Strehoju në rrathë e trungje rrapi
Dhe shkëmbinjtë shtrëngoi fort
Mos të të joshë sirena e rënies,
Derisa të bëhet mish e gjak,
O kalimtar i nxitimshëm dhe guximtar që do të vish,
Nesër!!!
 
 
***
 
Oh ç’nuk do të bëja
të të ktheja aty ku çdo gjë merr trajtën
dhe ngjyrat e pahumbshme të shkëlqimit.
 
Kënga e hareshme e diellit,
zhurma e bollshme e të qenurit
qumështi jetëdhënës i shpresës,
rima e hapave dhe dritës,
kaos i ngazëllimit,
afsh i dehjes,
tufat e nuancave që ndjellin pandaljen.
Oh shpirt sa me ngazëllen!
 
Pulson brenda meje gjithçkaja,
tempull i faljes,
lumë i papërballueshem pareshtjeje
shikoji gjerat me sy nga vazhdimi
 
Kitarë shlodhjeje agimi!
Dëgjoji këngët e mëngjesit!
S’ka natë për këmbënguljet!
Kurrë mos hiq dorë nga ajo që ta bekon çastin!
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s