Frederick TURNER (SHBA) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020 / Përktheu në shqip Gjekë Marinaj

 
Frederick TURNER (SHBA)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Frederick Turner, Profesor nderit i Themeluesevetë Departamentit të Arteve dhe Shkencave Humane në Universitetin e Teksasit në Dallas , është arsimuar në Universitetin e Oksfordit. Ai është poet, kritik, studiues ndërdisiplinor, filozof, përkthyes dhe ish-redaktor i revistës letrare The Kenyon Review. Turner është autor i mbi 40 librave, ku nga më të fundit mund të përmendim librat Parajsa: Poezi të Zgjedhura 1990-2003, Epika: Forma, Përmbajtja dhe Historia; Apokalipsi: poezi epike; Më shumë dritë: Poezi të zgjedhura 2004-2016 dhe Gobleti i Artë: Poezi të zgjedhura të Getes (përkthyer në bashkëpunim me Zsuzsanna Ozvath).
 
 
KOLONIA E GËRBULËS
 
Ai dëgjon për koloninë e gërbulës së vjetër
Dhe zë një dhomë në burgun e restauruar.
Barërat e tij janë postuar nga Shoqata
Për Anakronizm Teknologjik të tepruar.
 
Nganjëherë merr një ditë pushim, dhe eksploron
Prishjet e pikës turistike me emrin Sandals
(gabimet në investime bënë t’u mbyllen dyert);
Gjen një diamant në fushën e tenisit bregas.
 
Ishujt Japonez janë të njohur për përdorimin
E një forme antike të karatesë së fortë.
Ai përfshihet në Doxho, gjen se nuk a ka humbur
Muskulin e kujtimeve të kohëve të shkuara në botë;
 
Por rrugës për në shtëpi çorapi i zbutet në gjak.
Dielli perëndon poshtë, përtej shkëmbit Ualërak.
 
 
 
DHEMBJE
 
Ç’të keqe ka në lehtësimin e vuajtjes?
Djallëzia e madhe s’është dhembje?
Të bësh pyetje të tilla është budallallëk:
T’u përgjigjesh prapë pa endje?
 
Edhe brutalët do e çmonin dhembjen më pak
Se humbjen e jetës, të lirisë,
Të seksit, të rinisë, të vendit, të së vlershmes
Brenda vetë hierarkisë.
 
Ne matemi me çfarë do të ndërronim për dhembjen:
Kjo gjeneratë s’njeh matje nga asnjë anë.
Çfarëdo që u shkrep mpirje shqetësimesh në tru
Është kënaqësia e vetme që kanë.
 
Ndjeshmëria e tyre nuk është veçse denjim,
Mosmirënjohje e sakrificës tonë do jetë,
Zhvlerësimi i arsyes së shamatës
Gjeja e tyre më e shtrenjte në jetë.
 
Një nga këtë krijesa më lëndoi aq rëndë
Sa për vdekjes fillova të flas.
Por tani ia di për nder, sepse vërtet
Shpirtit të fluturoi lart m’i tha shkas.
 
 
 
MURI I ERRËT
 
Ai del për herë të fundit të thotë lamtumirë.
Ky planet është aq i mrekullueshëm—do ishte parajsë
Po të shihej me një sy të pa ngutur.
Frati del gjithashtu, ndoshta, për të kërkuar mëshirë.
 
Anija që do e çojë atë deri te vapori
Do niset që andej vetëm pas një gjysmë viti e ca .
Trajnimi dhe shpjegimet për udhëtim
I lejojnë edhe dy javë të tjera të lira e të pastra.
 
Është e mundur që të jetosh një jetë të tëre në dy javë,
Të blesh ushqimet, të provosh pijet e ftohta,
Të kalosh kohën nëpër galeri, të ecësh buzë përrenjve
Të njihesh me malësorët dhe traditat e forta,
 
Harrimtëmurin të errët kolosal nuk ka
Të ndërrimit të ardhshëm që do fshijnë gjithçka.
 
 
Përktheu në shqip Gjekë Marinaj
 
 
 
 

 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s