Karlo Alberto Salustri (Trilussa)
Kalendari poetik: Karlo Alberto Salustri (Trilussa) – (26 tetor 1971-21 dhjetor 1950)
Sivjet, më 21 dhjetor, u mbushën 70 vite nga dita kur ndrroi jetë i madhi Trilussa. Ishte poet, shkrimtar dhe gazetar italian, që mbeti i paharruar për poezitë, sonetet dhe fabulat satirike që shkroi në dialektin romanesk. Në shqip u botuan 220 e kacafiu shqipërime të Trilusës prej meje në të folmen e Tironës. Ta përkujtojmë me këtë shqipërim që e shkëputa nga libri im “Trilusa m’Tironë” dhe t’i urojm ministrit të ri “Pun’ t’mar ene paç fatin e të vjetrit”:
MINISTRI I RI
Shifni mër, sa i bukur osht turimiu,
Për durësh i ka pshtu vorraxhiut!
Ene thot serbes: -Vallaj un s’e dijsha,
Nji, m’vuni mreti ene un s’ja prisha!
Si nuk i vje zor, qi zoti e rujt!
Ja le fajin mbretit ne jo tjetërkujt,
Kujto s’e dimë ne, sa shum’ ka luftu,
Sa intriga boni, sa fort osht munu!
Nështi mahet nref, si me qen’ gjeldeti,
E rre menja kot, pse s’e njef mileti,
Dikur lepe-peqe na rrijte dit-not’…
Sa ne e përkulmja ju bo si zanot!
Ka shum pun nështina, shpinën me drejtu,
Se pri temenave fort ju pat shtremnu!
Përgatiti materialin Maksim Rakipaj