Kenneth Rexroth
Kalendari poetik: Kenneth Rexroth (1905-1982)
Më 22 dhjetor mbushen 115 vite nga data e lindjes së Kenneth Charles Marion Rexroth, poet, përkthyes, kritik arti dhe eseist amerikan. Shumica e poezive të tij janë erotike, të ndikuara nga poezia aziatike ose ajo e Safos. Në vitet ’70 bashkë me dijetarin Chung Ling përktheu një përmbledhje nga poetesha kineze të dinastisë Song, me titull ‘The Orchid Boat’. Më pas botoi ‘The Love Poems of Marichico’, sikur qenë përkthime nga japonishtja, por në të vërtetë janë krijime të mirëfillta prej tij. Nga ky vëllim përzgjodha këtë poezi:
DASHURIA ME TY
Marichico
Të bësh dashuri me ty
është sikur ujë deti të pish.
Sa më shumë pi,
aq më shumë më pihet,
sepse etjen s’mund ta shuaj
po s’piva gjithë detin.
© shqipëroi Maksim Rakipaj