Marta MARKOSKA (Maqedoni e Veriut) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020 / Solli në shqip Adem Abdullahu

 
Marta MARKOSKA (Maqedoni e Veriut)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
U lind në datën 29.06.1981, në Shkup. E diplomuar për Letërsi të Përgjithshme dhe komparative, në fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, ndërsa ka magjistruar për Studime kulturologjike interdisciplinare në letërsi, në Institutin e Letërsisë në Shkup.
Markoska është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë dhe deri tani ka botuar njëmbëdhjetë libra: poezi, prozë/tregime, studime shkencore, kritikë/ese.
Eshtë fituese e këtyre cmimeve: Çmimi i parë për tregim më të mirë në konkursin Elektrolit (Templum / Margjina), për tregimin Ç’ka ndodh kur e lexoni Frejzerin (2007), çmimi Aco Karamanov (2012), për dorëshkrimin poetik Kokëfortë drejt lartësive; çmimi Beli Mugri (2014), për dorëshkrimin poetik Vrima të zeza në ne, shpërblimi Todor Çallovski, për poezi, eseistikë, kritikë dhe forma proze kreative, 2015 (laureate e parë); çmim për tregim të shkurtër në Nova Makedonija, për tregimin Lartësitë e Feliksit (2015). Krijimtaria e autores Marta Markoska është përfshirë në shumë antologji të poezisë bashkëkohore dhe prozës në vendin tonë dha jashtë vendit, kurse ajo është hartuese e Antologjisë së poezisë së dashurisë dhe lirikës erotike me titull Kreshta të lundrimeve poetik (2014). Markoska ka qenë pioniere e lansimit të Tallk-shout të parë në Shkup, kushtuar gjithë poetëve të njohur maqedonas, të quajtur ”Magnitudat letrare”.
 
 
HYN SI…
 
Dëshiroja të jesh thelbi i arrës sime
të shtrihesh mes lëvozhgave të mia,
dëshiroja të jesh margaritar i guaskës sime
të derdh mbi ty gjith lëngjet e mia,
dëshiroja të jesh krimb në qershinë time,
të ëmbëlsohesh në ëmbëlsinë e sa.j
 
Dëshiroja të bëhesh prijës i fisit tim,
të më hysh si zanafillë në farë.
Të më jesh edhe shpëtim,
edhe humnerë njëkohësisht.
 
Kurse ti nga gjith kjo,
më quajte vetëm
sundues e vogël dashurie!
 
 
 
MË FËRKO
 
Të dielave, kur shiu ka erë bliri
a mërzia më çon të mendoj për ty,
dora e majtë ledhaton të djathtën
a kofshët fërkohen mes veti,
në mungesë të prekjes së huaj.
 
Më duhesh që ta tërheqësh këmbëzën
kur kujtohem se
pimë vet,
flemë vet.
 
Të dielave kur shiu ka erë bliri
a në tryezë qëndon vetëm një filxhan i zbrazur,
libër që askush nuk e lexon,
çelësa gjë asgjë më nuk çelin,
kujtime që askush nuk i kujton më.
 
Më duhesh që ta tërheqësh këmbëzën,
sepse që moti
pimë vet,
flemë vet.
 
 
 
MË ZGJERO
 
Qielli është i ngushtë për ne të dy.
I mblodhëm të gjitha bekimet e tij
Tani nuk kemi më shtëpi, jemi fëmijë të askujt
e menduam se Zoti ka caktuar të takohemi
jo për të dyfishuar gëzimet,
por për të ndarë brengat.
 
Toka është shumë rrumbullake,
për të kuptuar mprehtësinë e këndeve,
të formave të ashpra gjeometrike
ku jeta na ka vënë.
Dhe aq të robëruar në dimensione të shumta,
shpresojmë të jetojmë në mënyrë lineare.
 
Thua: fati pranon shpërblesë,
por ai nuk pranon monedha të imta.
E ne nuk kemi miliona për ti dhënë …
të na lejojë të jetojmë pranë njëri – tjetrit,
aq sa dëshirojmë,
aq sa meritojmë.
 
Solli në shqip Adem Abdullahu
 
 
 

 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s