Merita Paparisto (Albania – Kanada) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Merita Paparisto (Albania – Kanada)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Lindur dhe rritur në qytetin e Elbasanit, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe rinisë. Më pas emigroi në Kanada në qytetin e Torontos ku jeton edhe sot. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.
Ka botuar pesë libra, tre me poezi : “Kristal në mjegull” 2008 , “Përtej…” 2018, “Solstice” 2020. Një libër me tregime të shkruara nga ajo, i titulluar “Marrëzi e Viteve të Thyer” 2020 si dhe një libër me tregime të zgjedhura nga autorë të ndryshëm, të huaj, të përkthyer nga vetë ajo në gjuhën shqipe.
 
 
 
BOMBARDIM
( Kushtuar fëmijëve të luftës)
 
Kur u dëgjua zhurma e avionëve
përmbi çati
gruaja po i jepte gji foshnjës.
Fëmija tjetër po lunate
me një avion lodër prej balte.
 
Trarët e nxirë fluturuan në ajri.
Foshnja ra përdhe dhe u thye
qumështi u derdh mbi dysheme.
 
Gruaja e rrënuar mendoi të bëhej lumë.
Shkoi mbi një urë të lartë
por fillin e saj të jetës, si një fill balone
e shtrëngonte fort në dorën e vogël
fëmija i mbetur. Në dorën tjetër
mbante copat e thyera të të vëllait
 
O qiell! I pe?
Avioni makaber
kaloi përmes portave të tua
që mbyllen e happen vetëm atëherë
kur kalojne avionë
dhe shpirtra fëmijesh të pafajshëm.
Amin!
 
 
 
AJZBERG
 
Më dëgjoje kur të thërrisja
tre herë në ditë
me një këngë malli?
Mall që më shkulte zemrën
me duart e ftohta prej ajsbergu.
 
Gjithmonë më është dashur
të zhytesha në ujin e akullt
për të parë dy të tretat e tua
të fshehura nga sytë e të gjithë botës,
më është dashur të jetoja
në një botë të panjohur për mua
duke mbajtur frymën fort dhe gjatë.
 
Tani të ndjej të shndrruar
në këtë shi të imët
të shtruar dhe të qetë
që bie mbi mua sa herë që nuk e pres
duke kërkuar të ushqejë
rrënjët që ke lëshuar brenda meje.
 
 
 
NATË SHIU
 
Asgjë nuk më ka mbetur
përveç shiut,
kujtim i largët
i një bote të ujshme.
Çdo gjë tjetër
mbytur në Lethe
 
Nga vimë?
Ku shkojmë me kaq ngut?
Pse shtrydhet ky shpirt
kur qielliderdh lot?
 
Të kitha janë udhët
më flasin me një gjuhë
prej heiroglifesh
“Qëndro në udhëkryq dhe zgjidh”
“Qëndro në udhëkryq dhe zgjidh”
 
Aty të takova edhe ty
Yang dhe yin – i tëri në një
Sa gjatë të ndoqa pas, si një fëmijë
që rend, pas një çokllate monedhë
me varak të verdhë mbështjellë?
 
Ja,
bi eshi, rrjedh qielli, varg…
plasur zemrat e trëndafilave
pinë të etura
dhe vdesin.
Nëcilën kreshtë të hieroglifes je?
Sa larg?
Larg…
Larg.
 
 

 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s