Kalendari poetik: Sergej Aleksandroviç Esenin (3/10/1895-28/12/1925) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

 
Kalendari poetik: Sergej Aleksandroviç Esenin (3/10/1895-28/12/1925)
 
…Policia sekrete, që atëhere quhej GPU, kishte kohë që gjurmonte Poetin. Për ta shpëtuar nga kthetrat e GPU-së (sepse Esenini i pat shtuar kritikat ndaj regjimit bolshevik), gruaja e tij e fundit (qe martuar 5 herë), njëherësh edhe mbesa e shkrimtarit Leon Tolstoj, Sofia Andreevna Tolstaja, arriti edhe ta shtronte në një klinikë psikiatrike; por nuk mundi ta shpëtonte nga vdekja. Në mëngjezin e datës 28 dhjetor 1925 u gjend i varur në dhomën e tij në hotel Angleterre në Leningrad. Varianti zyrtar qe vetëvrasje, por pa përmendur dëmtimet në krahun e majtë, një prerje të thellë në të djathtin dhe mavijosjen e syrit të djathtë. Ata që e vranë, në bashkëpunim me poetët spiunë sajuan edhe një poezi “Lamtumirë, o mik lamtumirë…” poezi që na e shesin si krijimin e fundit të Poetit. Vetëm gjaku, me të cilin spiunët e GPU-së shkruan atë poezi, qe i Poetit.
Edhe sot nëpër tekste të ndryshëm, si dhe letrarë filokomunistë mbështesin dhe përhapin (si bashkëpuntorë në krim) variantin e vetëvrasjes së Poetit që aq shumë e deshi jetën. Por më mirë të shohim një poezi të Eseninit në 95 vjetorin e vrasjes:
 
DO TË IKIM…
(Мы теперь уходим понемногу)
 
Do t’ikim të gjithë dalngadalë
N’atë vend të bekuar me paqe.
Së shpejti dhe unë, ka të ngjarë
Ti mbledh këto të shkreta rraqe.
 
Pyje mështeknash, ju dua shumë!
O tokë! Rrafshina në pafundsi!
Përpara kësaj turme për udhë
Ta fsheh mallëngjimin s’kam fuqi.
 
Shumë këtë botë, fort kam dashur,
Gjithçka që të mishtë bën këtë shpirt.
Paqen e pemëve, që krahëzgjatur
Vështrohen në ujët e trëndafiltë.
 
Fort kam vrarë mendjen në qetësi,
Prej saj gjithë ato këngë nxorra
Dhe në këtë vend me kaq zymti
I lumtur jam, për aq sa jetova.
 
I lumtur, putha sa munda femra,
U shkarrëzeva mbi lule dhe bar,
Vëllezër quajta kafshët e egra
Dhe as i godita, as i kam ngarë.
 
E di, andej zabelet s’harlisen,
Nga thekra mjellma qafën nuk e nxjerr,
Prandaj kur vështroj turmën që niset,
Nëpër trup një si rrënqethje më vjen.
 
E di, se andej s’ka për të patur
Si këto grunaja që verdhojnë
Prandaj dhe më janë më të dashur
Këta që ende me mua jetojnë.
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s