Shaip EMËRLLAHU (Maqedoni e Veriut) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Shaip EMËRLLAHU (Maqedoni e Veriut)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
U lind më 1962, në Trebosh, Tetovë. Fakultetin Filologjik, Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Magjistroi në Letërsi në Universitetin e Tiranës. Është doktorantë i Letërsisë në Tiranë. Ai, është mësimdhënës në Universitetin e Tetovës.
Ka botuar katër vëllime me poezi. Në shqip dhe rumanisht ka botuar vëllimin me poezi “Vdekja e paktë / Putinamoarte”. Në vitin 2004, botoi vëllimin dy gjuhësh kroatisht/shqip, me titull “Poezi”. Vëllimë të tij me poezi janë botuar gjithashtu në maqedonisht, italisht, anglisht, frëngjisht, japonisht, në gjuhën kineze, në gjuhën malaiziane. Këto vëllime janë botuar nga shtëpi botuese të vendeve përkatëse. Ndërkaq, cikle poetike të tij janë botuar edhe në gjuhën spanjolle, hebraike, suedeze, arabe, rumune, ukrainase, induse, turke, polake, bullgare, boshnjake etj. Poezia e tij është përfshirë në disa antologji ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në festivale poetike ndërkombëtare dhe ata vendore.
Është lauruar me çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, si; çmimin letrar për kreativitet “Naji Naaman”, në Liban, 2003, çmimin letrar “Ali Ben Ghadem”, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Tunis, 2003, në Samitin Ndërkombëtar të Poezisë në Daka (Bangladesh), çmimin letrar të Radio Ulqinit në Festivalin e Poezisë “Kalimera poetike”, Ulqin 2001, çmimin letrar “Dritero Agolli” në Festivalin e Poezisë “Netët Korçare”, Korçë 2018 etj.
Ministria e Kulturës e Republikës së Bullgarisë i ndan Mirënjohjen e lartë “GRAMOTA” për ngritjen e urave të komunikimit të kulturës shqiptare dhe asaj bullgare. Në Greqi, nderohet për punën e tij shumvjeçare për promovimin e letërsisë, kulturës dhe artit nga UNESKO – Dega e Pireut, si dhe merr Medaljonin e praruar në ar “Aleksandri i Madh”.
Ka punuar gazetar në mediumet elektronike dhe të shkruara, brenda dhe jashtë vendit. Në Berlin, bashkthemelon dhe punon kryeredaktor i Radiotelevizionit “Zëri i Shqiptarëve”. Për disa vite ka qenë redactor i Rubrikës së Kulturës në të përditshmen “Flaka”, Shkup
Është themelues dhe drejtori Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë‘Ditët e Naimit’.
 
 
 
DRITË E APOLONTË
(Silke Liria Blumbach)
 
ç’ulirimë zemre bartte lumi
kur shkëputej nga gjoksi i burimit
një kod shqiponje i përdridhej rrezeve të diellit
sytë sa nuk i çaheshin
Hyu pellazgiishte ulur në krah
teksa zbriste poshtë në jug
deti i kishte nderë krahët e engjëllit
t’ia përpinte njëmijë dhembjet e fëmijërisë
të ankthit ujk të zi që si bënte vend për ta shtruar shpirtin
e zhgënjyer nga dashuria që nuk i binte në shtat
qysh në hapje të pare
 
në Onhezëm
duar të bardha drejt saj i shpojnë sytë oqean
plot etje për paqë kaltërsie të paanë
çmenduri buzëqeshjesh që mishërojnë vale deti
hapin koncertin mikpritës
në stacionin e fundit të udhës
trupi i flen në qiellin e identitetit onhezmian
me kokën plis
e ëndërrt Lirie
shtrin duart me qirinj përplot dritë të apolontë
udhën ta gjej fisi i saj i fisëm
 
në Rrafshin e Tetë
dashuria i kishte dritën të dielltë
kishte ngrit familjen e munguar
ishte bë katund
vajza e djemë me emra muzash
Naim Poeti i kishte vënë në dorë Qiriun
në festën e vet
himnizonin së bashku Arbërinë
kujtimet i kishte me emblem buzëqeshjeje
 
nën hijen e lisit të gjatë falltor
plakat e Dodonës pellazge
e pajtojnënë fund me fatin
dhembja i bronxohet në klithmë
vuajtja ngjitet në ajër fjalësh
dhembje ankthi ujk të zi
vetëm sa i shembëllen vrasjen e shpirtit
kthehet në bukuri vargjesh
 
lumi
i rridhte drejt burimit
drejt burimit i rridhte lumi
kur vajtojcat e Rekës
i kishin shkuar te koka
 
 
 
METEORI LEHMA
 
atë mesnatë azdisjeje
kaloi Meteori Lehma
hodhi mbi ne
bishtin e Zjarrit të Shkurtë
 
me pëlhurë dasme të dhëndrit
Erosi na shikoi
e krushqit,
krushqit nuk dukeshin kund
 
atë mesnate bishërie
e ndezi Meteori Bukra
dhe hëngri rrugën shpejt,
aq shpejt…
 
shpirtrat folën në atë azdisje,
çmendurisht
nga ajo ngarkesë lirie afshi
pulsoi gjithçka në ne
ç’ngutje ish …
 
po sytë,
sytë u homerizuan
njësh u bëmë
sikur me saktësi skulptori
u shkrimë violinave të zërit
nuk ishim jeta
kërkonim të binte shi, breshër, borë… meteorë, yje
qasje kishim te Perendia
 
asgjë,
asgjë s’kishte që e ndalte të pandalurin
iku me atë shpejtësi pafajësie që erdhi
me atë Kujtesë që çeli
as bishti s’iu pa
qielli u ça,
ra…
 
pas dy vitesh vdekjeje
trajektorja e rradhës
përsëri do t’na gjuajë
me hukama zjarri
skulptura çmendie akt bishe
në mes duarsh
do të ngrijmë
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s