Vasile IGNA (Rumani) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020 / Përktheu në shqip Vangjel Zafirati

 
Vasile IGNA ( Rumani)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Poet i njohur Rumun. Lindi më 1944 në Ardusat të Maramures të Rumanisë. Studjoi për filologji në Universitetin Kluzh e në vazhdim punoi si filolog ndërsa për 25 vjet në vazhdim në shtëpinë botuese “Dacia” ku ka kryer edhe detyrën e drejtorit të institucionit deri në vitin 1994. Shërbeu si atashe kulturor në ambasadën dhe Institutin e kulturës Rumune në Paris etj. Banon në qytetin Kluzh.
Ka botuar shumë libra me poezi, prozë, esse, letërsi për fëmijë. Disa nga librat e tij më të njohura poetike janë: Periskop, Vende të shkreta, Mjegullnaja, Antologji, Gjurmë dhe shënja, Kopshti i verbër, Tym e dëborë etj. Në prozë librat, Dhoma e errët, Tregime, Orari i mbylljes etj.
Poezi të tij janë përkthyer e kanë qarkulluar në libra të veçanta në vende të ndryshme si në Francë, Gjermani, Angli, Itali, Austri, Greqi, belgjikë, Poloni, Sërbi, Kanada, Hungari, Indi etj. Për veprën e tij është vlerësuar me çmime të ndryshme letrare.
Vasile Igna është një nga personalitetet më të vlerësuara të letërsisë së sotme Rumune.
 
 
Fjalor
 
Në ujërat e tij pagëzohen gramatikat
me siguri
nuk do njohi asnjëherë përvojën e virgjërisë.
Tre magjistarë e adhurojnë
ylli i tyre është një milingonë e kuqe, e dridhëshme,
një presje me dy shkumësa e pikturuar.
Por lëvorja e realitetit është e hollë, e hollë,
fëshfërin si faunë e ngurtësuar
të Arkipelagut Gulak,
(peshq të ngrirë e tritone
shokë e bashkënxënës)
mund të prisni si një qime leshi
që ngjan me mustaqet e maçokut të harbuar
në kohë ligjesh të pakontrolluar
ndërsa zbehtë ndriçon e ardhmja
e fjalëve, marrëdhënia seksuale.
Dhe zemra e ditës është një bisk plot nyje,
Një kambanë e meduzës
Që dridhshëm noton e në pështjellim
në deltën e përmbytur të një lumi
e rrezikon
të arratisët që andej deri sa të
shumohet
pranë një lumi me burim të fshehtë
nën dyshemenë
e Magazinës së të domozdoshmëve
nga e njejta racë me
kripën e ashpër të detit.
 
 
 
Gjumë
 
Nga ku vinte ai zë
si në ceremoninë martësore në Kana të Galilesë
kur dëgjoi porosinë e lajmet e reja:
“I mbushni me ujë ato kanatat !”
E nga cili vend
sapo në trupin e saj konstatoi
kishte rezultuar dora e re, ajo e treta
si ajo e Shën Marisë së Triherusës
nga Athosi apo nga Prusa
duke lehtësuar torturën
e invalidit Ioani Dhamaskinu.
Lërini fjalët e saj të celebrojnë
nga ungjillët okult, në pështjellim
mbjelljen midis tyre
(disa vergine , e të tjera grele)
duke përzier trashëgiminë me pamjen
ashtu si nata me agimin.
-Për gjithçka u bëmë garant në jetë.
Të zbrazur tashmë në errësirë
lacrimae rerum, ashtu si galaktikat
si kokrrizë drite në shkretëtirë.
Mbase nuk qe krejt rastësi
të mos kishte fjalim përshëndetës
por e vështirë qe për atë të pranonte veprimin e tij
edhe përdori të tretën, dorën e tij të djathtë,
për të treguar shtratin
tek i cili flënë bashkë fundi dhe fillimi
e ishte shumë i frikësuar
nga era e hithrës që lëshonte trupi i tyre.
 
 
 
Rapsodi
 
Ngelën të plota fjalët, ndërsa
zemërimi në mes të kuvertës
ai që lidh brigjet me gurët
ose drutë me zjarrin në vatër.
Në stuhinë e borës dëgjohen harpat
e fryma e tij është vëllai i kryqëzuar
që dhimbjen shoqëron me ditirambe
heroike, ashtu si fëshfërima e jamb- it
me të cilat i miri William (*) do frenojë furtunën
Kaliban e Ariel njëkohësishtë duke mbrojtur
nga mania e ishullit Ostrov.
Ashtu pikërisht si u pagëzua nga Thetida, Akili
në ujërat e Burimit Stygos, duke lënë jashtë flluskave
gjithë thembrën e tij, një funksion
për të lexuarit edhe për nihilistët:
nga mitra e mirë lindin edhe bijtë e këqinj…
Është freskët, kështu, heronjtë e vdekur në shekuj
ose ëndërra e tyre është një ankth i zbutur
jo më lart nga sipër barit
të mbyllur në galeri të lagështa si skllevërit?
edhe në barkun e Kalit të Drunjtë të Trojës
munden Akejt të frymojnë me dëshirën e tyre
edhe të thithin, duke mbajtur ajrin në gjokset e tyre për të
rezistuar
deri sa muret ti kthejnë në rrënoja?
O, ju dashnorë vjeshte, vëllezër të natës,
të hirshëm që ecni në radhë të gjithë bashkë të djegur,
fëmijë të tmerit e të frikës, të harruar,
të ndihmuar nga direku i durimit
betejën e fitoni pa luftuar me sirenat!
Flasin vetëm në atë gjuhë, ku
duke kërkuar midis fjalësh të sigurta
fantazojnë Mirandën ose Elenin
e duke trazuar greqishtën me fjalët e Frengëve
ashtu si Tirezias gërshetat e Irës
ndërsa gjoksi i saj, me mjaltin e Kimerës është i ngarkuar.
 
(*) William Shekspir
 
Përktheu në shqip Vangjel Zafirati
 
 
 
 

 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s