Zhuljeta KALEMI (Albania) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Zhuljeta KALEMI (Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Zhuljeta Kalemi lindi në Sarandë, Albania. Ka përfunduar gjimnazin “Hasan Tahsini”, Sarandë. Aktualisht vazhdon studimet e larta në Tiranë. Ka filluar të shkruajë poezi qysh kur ishte nxënëse e shkollës nëntë vjeçare. Cikle me poezi të saj janë publikuar vazhdimisht në portale si dhe në gazeta të ndryshme letrare. Zhuljeta është një poeteshë e re, e një stili të veçantë. Së shpejti pritet të qarkullojë vëllimi i saj i parë me poezi.
 
 
MESNATË NË ËNDËRR
 
Sërisht vjen mesnatë
ne universin tim te pa emer,
serisht Ti mbeshtjell trupin tim
ngecur brenda endrrave te tua.
Mesnate ku vetem akrepat duartrokasin
vargjet e mia.
Une mundohem te ngjitem lart,
te behem fryme
e te takohemi neper yje.
Atje ne mesnate.
 
 
 
BALANCË MBI TRISHTIM
 
Bota është e trishtë.
Rrëmbema edhe frymën e fundit nëse do.
Bota e trishtë do të ngelet.
Ne i përkasim të njejtit yll,
të njejtit mendim, të njejtës frymemarrje,
të njëjtit univers të paemër.
Eshtë loti i të pathenave naive që na tërheq,
që vdesin nga droja e krenaria
dhe bëhen të parendësishme.
Vdesin muzgjeve udhetarët e pafat.
Thithe flladin e ardhur nga botët
prej botëve dhe buzëqesh
Pikërisht në një sekondë ti mbyte
pagjumësinë
pa i lejuar akrepat të ndërrojnë sekondë
dhe lejomë te vij në kujtesën tënde
se bota e trishte do të ngelet sidoqoftë.
 
 
 
HUMBJE
 
Ndaleni, orën ndalini të gjithë,
Përse s’ma plotësoni dëshirën?
Ai vdiq.
Të gjitha ndalën vetë.
Ma plotësoi ai dëshiën
sepse u bëra vajtuese (u burgosa në vaj).
Ai ishte Veriu im dhe Ekuadori.
Dita ime, dielli im, mesnata ime.
Biseda ime, trupi im.
Yjet tashmë nuk i dëshiroj më.
Merreni hënën paketojeni.
Diellin ndajeni nga zjarri,
sepse ata s’më deshën.
Flajini jashtë botë,
larg diku thellë meje.
Mendoja se dashuria
zgjaste përgjithmonë.
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s