Djalli që pagova për këshillë – Nga Jeta Vojkollari / Zëri i lexuesit – Tom M. Nushaj

 

jeta 1

Zëri i lexuesit

 

Djalli që pagova për këshillë

 

 

jeta Vojkollari

Nga Jeta Vojkollari

 

www.JetaVojkollari.com

http://www.friesenpress.com/bookstore/title/119734000018904009

http://www.amazon.com/dp/B00ZARLZMU/?tag=friesenpressc-20

 

 

Tom M. Nushaj

Tom M. Nushaj

 

 

  1. Manager, Civil Structural Analysis, Nuclear Engineering, Toronto, Canada

Më lejoni t’ju them që “Djalli që pagova për këshillë” në Anglisht më impresionoi.  Sapo mbarova së lexuari krijesën tuaj. Opinioni im është që ju keni arritur me mjeshtëri të përshkruani një realitet të hidhur. Për fat të keq Shqiptar. Një tranzicion i vështirë. Me dhimbje që kalojnë nga një ekstrem në tjetrin. Një tranzicion që po gëlltit gjeneratën e dytë. Psiqikisht, moralisht dhe fizikisht. Shume gjëra kanë ndryshuar. Edhe për mirë.

 

Kur fillova të shfletoja faqet e para mora stilolapsin dhe u bëra gati të mbaja shënime. Për të bërë kritikun që shpesh ne shqiptarët e bëjmë për çdo gjë. Me vend e pa vend. Më pas ndalova. Të të them të vërtetën ajo që më impresonoi ishte diëçka që e kam parë në pak autorë. Aftësine për t’ u futur në botën e personazheve. Që luftojnë me vehten. Një luftë e brendshme që shpesh të befason me thellësinë e karaktereve. Me thellësinë e mendimeve. Me kotësinë që jeton tek shumëkush.

 

Victor Hugo ishte dhe mbetet për mua një idhull. Megjithëse nuk jetoi më shumë se 83 vjet ai është konsideruar si një shekull burrë. Sepse i konsideruar si një nga shkrimtarët më të famshëm Francezë ai shprehte ato që ata (personazhet e tij) nuk i shprehnin. Unë pashë Hugo-në tek Ju. Faleminderit! Realitet i hidhur. Dhe ndërthurje e karaktereve që shpesh ndryshojnë sepse nuk kanë zgjidhje tjetër.

 

Sinqerisht të falenderoj për këtë dhuratë që i ke dhënë publikut shqiptar. Dhe ne shqiptareve të kësaj bote. Dhe të tjerëve jo shqiptarë. Me besimin që ato nuk do të keqpërfytyrojnë çfarë ndodh atje. Që në forma e trajta të ndryshme ndodh edhe këtu.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s