UNË NUK DESHA / Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Fatbardha Xhani Myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

UNË NUK DESHA

 

Unë nuk desha të të lëndoj

përveçse me dashurinë time.

 

Me të vërtetat e mia

dëshirova shumë të ndërtoj

një kështjellë të sigurtë

për të mbrojtur dhimbjen tonë latente…

 

Dhe heshtjes desha ti mësoj

prekjet e buta të fluturave

që shëtitin shpirtërave e lëkurës

duke lënë pushin e hollë

të kujtimeve.

 

Lëri të shkojnë qefmbetjet

lëri meritë ti marrë era e vjeshtës.

 

Ne ditëm ti japim jetës

kuptimin e aromave tona

shijen e puthjeve të njoma lule.

 

Ti banon tek ndjesitë e mia

si bashkëpronar i frymës time.

 

Ti je gjithçkaja

që fshihet qelizave

e jetën ma merr e ma jep…

 

Unë nuk desha të të lëndoj,

Përveçse, me dashurinë time!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s